aldent


Leksion i Hapur. NDAL Dhunës ndaj grave dhe vajzave 

 

Fakulteti i Shkencave Mjekesore Teknike ne daten 06.12.2017 oragnizoi Leksion te hapur me teme:

NDAL Dhunës ndaj grave dhe vajzave   

  16 ditët Ndërkombëtare kundër Dhunës me Baza Gjinore

Lektore. Etleva SHESHI,

Shefe e Sektorit të dhunës dhe barazisë gjinore, Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale

 

 

 


Dita Nderkombetare kunder HIV AIDS

Edhe pse dite shiu, studentet dhe pedagoget e Fakultetit te Shkencave Mjekesore Teknike moren pjese ne aktivitetin e Ministrise se Shendetesise dhe Mireqenies Sociale ne bashkepunim me Qendren Shqiptare per Popullsine dhe Zhvillimin ne Diten Nderkombetare kunder HIV AIDS.

 

 

 

 

 


Njoftim i rendesishem!

Njoftim! 
Sot ne date 01/12/2017  NUK do te zhvillohet mesim per studentet e Godines ne Autostrade per shkak te bllokimit dhe pamundesise per te kaluar ne autostrade.

Te gjithe studentet e degeve te tjera Stomatologji, Farmaci, Labotant Dentar qe vijne nga larg dhe rruget jane te bllokuara mund te mos vijne sot ne mesim.


Pjesmarrja e UAL ne Kongresin e I-re te FMD.

Universiteti Aldent ka qene pjese aktive e Kongresit te I-re te Fakultetit te Mjeksise Dentare, me stafin, studentet dhe specializantet.

 

 

 

 

 

 

Disa Foto nga Kongresi i I-re i Fakuletetit te Shkencave Dentare.

 

Mbrojtja e Gjuhes Huaj

Bazuar në udhëzimin ardhur nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, Nr. 52 datë 03.12.2015 për  pranimet në programet e studimit të ciklit të dytë dhe të tretë ka nënshkruar marrëveshje me qendra të caktuara për dhënien e provimit të gjuhëve të huaja sipas niveleve të përcaktuara.


Aplikimet per “MSc ne Fizioterapi”

Ju njoftojme se vazhdojne aplikimet per MASTER SHKENCOR NE FIZIOTERAPI! Mund te paraqiteni nga e hena deri te premten nga ora 08:30-16:00 ne sekretarine e Universitetit Aldent per te dorezuar dokumentat qe duhen per aplikim! Per informacione te metejshme kontaktoni ne inbox ose ne numrin e telefonit 0696112605! Ju mirepresim!


NJOFTIM PER FILLIMIN E VITIT TE RI AKADEMIK!

NJOFTIM PER FILLIMIN E VITIT TE RI AKADEMIK!
Ne dt.16 Tetor 2017 fillon viti akademik 2017-2018 ne Universitetin ALDENT. 
Per Studentet e Vitit te PARE do te mbahet nje CEREMONI HAPJEJE ne Hotel Tirana International (15 kateshi), ora 8.30.
Per studentet e viteve te tjera vijon normalisht procesi mesimor.
Suksese te gjitheve!


Njoftim per Maturantet!

Te dashur Maturante! 

Regjistrimet e Raundit te II-te fillojne ne daten 01 Tetor 2017.

Pavarsisht renditjes tuaj ne liste ne mund tiu orientojme qe te regjistroheni ne degen e deshiruar. 

Per cdo sqarim apo informacion  na kontaktoni ne nr e tel: 069 20 75 216.

Universiteti Aldent ju uron Suksese!

 

 


Ndryshim Data Provimesh!

Lajmerohen te gjithe Studentet e Deges Farmaci  qe ka ndryshime ne datat e provimeve qe do te jepen ne Sesionin e Shtatorit i cili fillon ne daten 11 Shtator 2017. Ju lutem logohuni ne portal per te pare se cilat nga lende ka ndryshim date. Kush nuk arrin te logohet dot ne sistem ju lutem na kontaktoni. Suksese.

Portali i Studentit

 


Verifikimi i te dhenave te Diplomanteve!

Te gjithe studentet  e te gjithe degeve te diplomuar ne Korrik 2017   te dergojne foto per diplome me email dhe te paraqiten brenda dates 15 Shtator 2017  prane Sekretarise mesimore (Te Selvia) per te verifikuar te dhenat e Diplomes.

Per cdo paqartesi mund te na kontakoni ne nr e tel: 067 47 86 789


Regjistrim ne Sesionin e Shtatorit!

Vazhdojne regjistrimet per ne sesionin e vjeshtes deri ne daten 10 Shtator 2017 ora 12:00.  Te gjithe studentet qe kane lende te mbartura  duhet te regjistrohen online ne portalin e Studentit. Kush nuk mund te kete akses ju lutem na kontaktoni.  Me poshte gjeni datat e provimeve. 

 Datat e Provimeve – Dega Farmaci

 Datat e Provimeve  – Dega Fizioterapi

 Datat e Provimeve  – Dega Fizioterapi Klinike

 Datat e Provimeve – Dega Stomatologji

 Datat e Provimeve – Dega Teknike Laboratorike Dentare

Datat e Provimeve  – Dega Infermieri e Pergjitheshme

Datat e Provimeve  – Dega Teknike Laoratori Mjekesor

 

Per tu regjistruar ne provime ju duhet te logoheni ne Portalin e Studentit

 


Njoftim i Rendesishem per Maturantet!

Njoftim i Rendesishem per Maturantet!

Njoftim per aplikantet e Stomatologjise te raundit te pare , te interesohen te gjithe aplikuesit nga numri 1 – 298 dhe Farmacise 1 – 210 per regjistrim ne nr e tel 0692075216.

Kushdo qe ka aplikuar per Infermieri, Fizioterapi, Teknike Laboratori Mjekesor dhe Laborant Dentar te paraqitet per regjistrim  nga ora 8.30-20.00!


Info per Maturantet!

Info per Maturantet!

Në datat 4-5-6 shtator 2017 do të jetë i hapur sistemi i Matura Online për aplikimet me formularin A1Z.
Sistemi do jetë i hapur nga ora 8.00-16.00 të secilës nga datat e sipërpërmendura.
Aplikimet me formularin A1Z bëhen në mjediset e shkollave ku kandidatët kanë përfunduar shkollen e mesme.
Kandidatët që mund të plotësojnë këtë formular do të jenë:
1. Kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme përpara vitit 2017 dhe nuk kanë për të dhënë provime të Maturës, por duan të aplikojnë në IAL.
2. Kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme jashtë vendit dhe kanë të njehsuar dokumentet shkollore nga MAS.
Për të gjitha rastet që do të paraqiten pranë shkollave për aplikim do të ndiqen procedurat e përcaktuara në udhëzimin përkatës
Kujdes: Do të plotësojnë formularin A1Z vetëm kandidatët që nuk e kanë plotësuar këtë formular në sesionin e parë apo të dytë të Maturës Shtetërore 2017.


Lajmerim per Aplikantet!

Lajmerim i rendesishem per Aplikantet!

Ne daten 25 gusht 2017  Universiteti Aldent do te nxjerr renditjen e aplikuesve per vitin akademik 201 7-2018.

Kini parasysh se:

Viza qe hiqet automatikisht eshte vetem per studentet qe do te regjistrohen ne dt 29 dhe 30 gusht. Edhe nese jeni poshte vizes keni shume mundesi qe te regjistroheni ne nenraundet e tjera (gjithesej 7) nga dt 29 gusht -12 shtator 2017.

Mbani kontakt te vazhdueshem me ne qe t’ju asistojme per t’ju ndihmuar ne permbushjen e deshirave tuaja!

Kontaktoni sa me shpejt qe te lini kontaktet tuaja per cdo informacion te ri:

Tel: 0692075216, 0694030003
email : info@ual.edu.al
Inbox ne Facebook.


Kalendari i Provimeve per Sesionin e Shtatorit!

Vazhdojne regjistrimet per ne sesionin e vjeshtes deri ne daten 10 Shtator 2017 ora 12:00.  Te gjithe studentet duhet te regjistrohen online ne portalin e Studentit. Kush nuk mund te kete akses ju lutem na kontaktoni.  Me poshte gjeni datat e provimeve. 

 Datat e Provimeve – Dega Farmaci

 Datat e Provimeve  – Dega Fizioterapi

 Datat e Provimeve  – Dega Fizioterapi Klinike

 Datat e Provimeve – Dega Stomatologji

 Datat e Provimeve – Dega Teknike Laboratorike Dentare

Datat e Provimeve  – Dega Infermieri e Pergjitheshme

Datat e Provimeve  – Dega Teknike Laoratori Mjekesor

 

 

Per tu regjistruar ne provime ju duhet te logoheni ne Portalin e Studentit

 


Datat e Provimeve!

 Njoftojme te gjithe Studentet e “Master ne Fizioterapi Klinike” qe  te regjistrohen ne portalin e Studentit per  provimet e Sesionit te Shtator 2017.

Rikujtese, ju lutem lexoni ne Portal edhe Njoftime te Pergjithshme pasi keni informacionin mbi kreditet. 

Per te loguar ne portal ju lutem klikoni KETU

Universiteti Aldent ju Suksese ne Provim!

 


Per Aplikantet nga Trevat Shqipetare!


Kandidatet per Student  qe kane perfunduar shkollen e mesme  ne trojet shqipetare, duhet te kene :

1. Diplome
2. Certifikatat (Deftese) me nota per cdo vit te shkolles se mesme.
3. Certifikaten e matures shteterore (me piket e fituara ne provimet e matures).
 
Keto dokumenta noterizohen dhe dergohen prane Ministrise se Arsimit per Njohje.
 
3. Pasi merret Njehsimi i Diplomes ne Ministrine e Arsimit ne Shqiperi paraqitesh prane Universitetit “Aldent” per te bere aplikimin dhe nese ploteson kushtet regjistrimin perfundimtar.
 
Me poshte po ju japim shembullin e dokumentave.
 
 

Kriteret e Studimit ne UAL!

Bazuar në Ligjin nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, kriteret e pranimit të studentëve  për ndjekjen e programeve të studimit të ciklit të parë si dhe të programeve të integruara të ciklit të dytë për vitin akademik 2016-2017 në Universitetin “Aldent”, të jenë si më poshtë:

Lexoni me shume rreth Kritereve

 


Vertetim Diplome!

Njoftohen te gjithe Studentet Diplomante te deges Fizioterapi, Infermieri dhe Laborant Dentar te paraqiten prane Sekretarise Mesimore te Universitetit Aldent per te terhequr Vertetimet e Diplomave.

UAL JU URON SUKSESE!


Mbremje Diplomimi!

Mbremja Gala e Diplomimit!

07 Korrik 2017,  ora 20.00  Hotel Tirana International
Kjo mbremje eshte vetem per diplomantet, me rastin e mbylljes se ciklit 3 dhe 5 vjecar.
Ne shtator do mbahet Ceremonia e Diplomimit dhe hedhja e kapeleve ku mund te ftoni familjaret tuaj!
Ne kete mbremje nuk lejohet te vije askush tjeter qe nuk eshte Diplomant i Universitetit Aldent.

 


Ftese per Konference ne dt.17.06.2017

 

Universiteti Aldent organizon ne daten 17 Qershor 2017 Konferencen me Teme ” Perdorimi i masekrinave transparente si terapi ndihmese funksionale per aparatin stomatognatik” Teori dhe Demostrim praktik. me Prof.Dr. Michele  D’Attilio, prane Hotel Tirana International.

Nxitoni te rezervoni vendin tuaj ne nr.e tel pasi pjesemarrja eshte falas (mqs konferenca eshte e sponsorizuar) dhe ka nje numer te kufizuar pjesemarresish.

 

 

 

 


Biblioteka

Ne Portalin e Studentit eshte aktivizuar Rubrika e Bibliotekes, ne te cilen keni linkun ku do te gjeni te gjithe titujt qe disponon Biblioteka e Universitetit Aldent.

Klikoni KETU per te gjetur  librat qe ndodhen ne Bibloteken e Universitetit Aldent. 

 


Rregullat per ne Provim!

 Përshëndetje dhe suksese!

     Për një mbarëvajtje të proçesit të provimeve, po ju dëgoj udhëzuesin për të drejtat dhe detyrat e studentëve në sesionet e provimeve, ky material është shkëputur nga rregullorja e procedurave të provimit të Universitetit “Aldent”.

  • Studentët për çdo sesion provimesh menjëherë pas shpalljes së Kalendarit të Provimeve duhet të regjistrohen në sistemin online sipas afateve të vendosura nga sekretaria mesimore.
  • Studenti, mund të shlyejë një pjesë të lëndës nëpërmjet testeve (kolokiumeve) që zhvillohen gjatë vitit, vetëm në rastet kur kjo është parashikuar në syllabusin e lëndës. Vlerësimi i studentit për pjesën e lëndës së shlyer do të bëhet me pikë, të cilat u shtohen pikëve të provimit përfundimtar.
  • Vlerësimi i studentit bëhet në mënyrë të vazhdueshme dhe komulative me pikë. Pikëve të grumbulluara gjatë zhvillimit të lëndës u shtohen pik
  • ët e provimit përfundimtar duke përcaktuar totalin e pikëve të grumbulluara nga studenti bashkë me notën përkatë
  • Studenti ka përgjegjësinë të njohë rregullat e përgjithshme të zhvillimit të provimeve, është në përgjegjësi të studentit të dijë saktësisht datat, orën dhe vendin e zhvillimit të provimeve.
  • Studenti duhet të paraqitet në provim në vendin dhe kohën e përcaktuar, të paktën 15 minuta para fillimit të provimit.
  • Studentit nuk i lejohet të largohet nga provimi pa përfunduar proçedurat e
  • Studenti mbasi futet në auditorin ku do të zhvillohet provimi duhet të ulet në vendin që i përcakton pedagogu dhe nuk ka të drejtë ta kundërshtojë atë.
  • Studenti në çdo provim duhet të ketë me vete dokumentin e ID, ose pasaportë ose dokument tjetër identifikimi.
  • Studenti gjatë kohës së zhvillimit të provimit, i ndalohet të komunikojë me studentët e tjerë apo me pedagogun, për çfarëdolloj arsyeje qoftë. Provimi dhe vlerësimi i tij është
  • Studentit nuk i lejohet të kopjojë në çfarëdolloj forme apo mënyre. Nëse ai tenton të bëjë një veprim të tillë pedagogu e nxjerrë jashtë nga provimi dhe vlerësimi i tij është
  • Studenti, në sallën e provimit, duhet të ketë me vete mjetet që do të shkruajë dhe nuk lejohet të marrë me vete libra ose materiale të tjera vetëm në rastet kur janë të atutorizuar më parë nga pedagogu i lëndës.
  • Studentët në përfundim të provimit dorëzojnë tezën dhe përgjigjet e saj pedagogut të lëndës dhe njëkohësisht firmosin në fletën e dorëzimit të provimeve.
  • Studenti ka të drejtë të informohet për rezultatet e provimit dhe njëkohësisht të apelojë me shkrim pranë Sekretarisë Mësimore, kur nuk është dakord me vlerësimin që i është bërë deri në 1 jave pas përfundimit të provimit.
  • Studenti njihet me rezultatin e provimit nga pedagogu i lëndës dhe brenda pesë ditëve nga data e provimit është komunikimi përv
  • lerësimin dhe kontestimi në lidhje me vlerësimin e kryer.
  • Studenti ka të drejtë të apelojë për vlerësimin në provim edhe nivele drejtuese te tjera (Departament, Dekan, Rektor, Administrator) kur ai nuk është i bindur edhe nga rishikimi dhe rivlerësimi që i ka bërë pedagogu i lëndës. Prej tyre ai/ajo merr përgjigje përfundimtare me shkrim.
  • Stu
    dentët kanë të drejtë të japin dhe ripërsërisin provimet vetëm për lëndët që i takojnë sesionit të provimit përkatës. Në sesionet e muajve Shtator, Dhjetor, Prill, studentët mund të rijapin provime për lëndët e mbarura nga vitet e mëparshme.
  • Në sesionin e vjeshtës (riprovimeve), studentit i lejohet të ndryshojë dy nota të cilat duhet të jenë nga detyrimet e lëndëve brenda të njëjtit vit.
  • Studenti për ndryshim note rihyn në provim vetëm një herë  dhe mbetet në fuqi nota me të cilën studenti vlerësohet në fund. Për ndryshimin  e notës studenti nuk paguan detyrim financiar.

 

 

 

 


Plotesim Pyetesori

Student,  Ju lutem kontrolloni posten elektronike personale qe universiteti ua ka vene ne dispozicion, pasi u ka ardhur nje email nga Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë (APAAL).

Jeni te ftuar të merrni pjesë në plotësimin e Pyetësorit të Studentëve, të organizuar nga Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë (APAAL) në kuadër të procesit të Akreditimit Institucional i cili do të kryhet në bashkëpunim me Quality Assurance Agency (QAA).

Ju nuk do të identifikoheni individualisht nga përgjigjet tuaja!
Përgjigjet rreth institucionit do të përdoren për të gjeneruar statistika numerike.

Do tiu lutesha te gjithve te plotesonit pyetesorin dhe ne fund mos harroni ti jepni DERGO PYETESORIN.

Afati për plotësimin e pyetësorit është deri më 20.04.2017 ora 16:00. Pas kësaj date, ju nuk do të keni mundësi të aksesoni pyetësorin.

Duke ju falenderuar për bashkëpunimin,

Universiteti Aldent


Seminar “Autizmi flet”

Në kuadër të Ditës Botërore të Autizmit, Zyra e Këshillimit të Karrierës në bashkëpunim me Departamentin e Infermierisë dhe Fizioterapisë, do të organizojë seminarin e hapur me temë “ Autizmi flet. Ndoshta nuk flas , por kam shumë mënyra për të komunikuar”.
Seminar i cili do ti drejtohet të gjithë studentëve të universitetit Aldent dhe stafit të UAL-së.
Godina qëndrore Aldent, Rruga e Dibrës.autizmi


Njoftim per Maturantet

NJOFTIM PER MATURANTET

Njoftim per maturantet!
Te gjithe ata qe kane mesataren mbi 6 te AKP-se, te interesuar per te vazhduar studimet prane Universitetit Aldent te paraqiten urgjentisht prane sekretarise qendrore, Rruga e Dibres, tek Selvia me gjithe dokumentacionin perkates.
Ju mirepresim!