Rregullat per ne Provim!


 Përshëndetje dhe suksese!

     Për një mbarëvajtje të proçesit të provimeve, po ju dëgoj udhëzuesin për të drejtat dhe detyrat e studentëve në sesionet e provimeve, ky material është shkëputur nga rregullorja e procedurave të provimit të Universitetit “Aldent”.

  • Studentët për çdo sesion provimesh menjëherë pas shpalljes së Kalendarit të Provimeve duhet të regjistrohen në sistemin online sipas afateve të vendosura nga sekretaria mesimore.
  • Studenti, mund të shlyejë një pjesë të lëndës nëpërmjet testeve (kolokiumeve) që zhvillohen gjatë vitit, vetëm në rastet kur kjo është parashikuar në syllabusin e lëndës. Vlerësimi i studentit për pjesën e lëndës së shlyer do të bëhet me pikë, të cilat u shtohen pikëve të provimit përfundimtar.
  • Vlerësimi i studentit bëhet në mënyrë të vazhdueshme dhe komulative me pikë. Pikëve të grumbulluara gjatë zhvillimit të lëndës u shtohen pik
  • ët e provimit përfundimtar duke përcaktuar totalin e pikëve të grumbulluara nga studenti bashkë me notën përkatë
  • Studenti ka përgjegjësinë të njohë rregullat e përgjithshme të zhvillimit të provimeve, është në përgjegjësi të studentit të dijë saktësisht datat, orën dhe vendin e zhvillimit të provimeve.
  • Studenti duhet të paraqitet në provim në vendin dhe kohën e përcaktuar, të paktën 15 minuta para fillimit të provimit.
  • Studentit nuk i lejohet të largohet nga provimi pa përfunduar proçedurat e
  • Studenti mbasi futet në auditorin ku do të zhvillohet provimi duhet të ulet në vendin që i përcakton pedagogu dhe nuk ka të drejtë ta kundërshtojë atë.
  • Studenti në çdo provim duhet të ketë me vete dokumentin e ID, ose pasaportë ose dokument tjetër identifikimi.
  • Studenti gjatë kohës së zhvillimit të provimit, i ndalohet të komunikojë me studentët e tjerë apo me pedagogun, për çfarëdolloj arsyeje qoftë. Provimi dhe vlerësimi i tij është
  • Studentit nuk i lejohet të kopjojë në çfarëdolloj forme apo mënyre. Nëse ai tenton të bëjë një veprim të tillë pedagogu e nxjerrë jashtë nga provimi dhe vlerësimi i tij është
  • Studenti, në sallën e provimit, duhet të ketë me vete mjetet që do të shkruajë dhe nuk lejohet të marrë me vete libra ose materiale të tjera vetëm në rastet kur janë të atutorizuar më parë nga pedagogu i lëndës.
  • Studentët në përfundim të provimit dorëzojnë tezën dhe përgjigjet e saj pedagogut të lëndës dhe njëkohësisht firmosin në fletën e dorëzimit të provimeve.
  • Studenti ka të drejtë të informohet për rezultatet e provimit dhe njëkohësisht të apelojë me shkrim pranë Sekretarisë Mësimore, kur nuk është dakord me vlerësimin që i është bërë deri në 1 jave pas përfundimit të provimit.
  • Studenti njihet me rezultatin e provimit nga pedagogu i lëndës dhe brenda pesë ditëve nga data e provimit është komunikimi përv
  • lerësimin dhe kontestimi në lidhje me vlerësimin e kryer.
  • Studenti ka të drejtë të apelojë për vlerësimin në provim edhe nivele drejtuese te tjera (Departament, Dekan, Rektor, Administrator) kur ai nuk është i bindur edhe nga rishikimi dhe rivlerësimi që i ka bërë pedagogu i lëndës. Prej tyre ai/ajo merr përgjigje përfundimtare me shkrim.
  • Stu
    dentët kanë të drejtë të japin dhe ripërsërisin provimet vetëm për lëndët që i takojnë sesionit të provimit përkatës. Në sesionet e muajve Shtator, Dhjetor, Prill, studentët mund të rijapin provime për lëndët e mbarura nga vitet e mëparshme.
  • Në sesionin e vjeshtës (riprovimeve), studentit i lejohet të ndryshojë dy nota të cilat duhet të jenë nga detyrimet e lëndëve brenda të njëjtit vit.
  • Studenti për ndryshim note rihyn në provim vetëm një herë  dhe mbetet në fuqi nota me të cilën studenti vlerësohet në fund. Për ndryshimin  e notës studenti nuk paguan detyrim financiar.