Historiku


Themeluesi i Universitetit ALDENT

Universiteti ALDENT është themeluar nga Prof. Dr. Adem Alushi, i cili ka përfunduar në vitin 1981 Fakultetin e Mjeksise të Universitetit të Tiranës me “Medaljen e Artë”. Ai ka një eksperiencë mbi 25 vjecare në mësimdhënie në fakultetin e mjekësisë. Ka bërë një sërë kualifikimesh të ndryshme si në France, Gjermani, SH.B.A etj. Gjithashtu është edhe autor librash, i mbi 30 artikujve dhe rreth 50 referimesh brenda e jashtë vendit. Eksperiencën e gjatë dhe të vyer që ka krijuar në këto vite pune , dëshiron ta transmetojë tek studentët e këtij universiteti.

Falë përvojës shumëvjeçare të themeluesit të këtij universiteti si dhe përkushtimit të stafit akademik, ky institucion beson se do të ruajë emrin e mirë të krijuar edhe në të ardhmen. Kjo siguri shtohet edhe më shumë duke pasur parasysh rezultatet e arritura nga të diplomuarit e parë si dhe cilësinë e studentëve që studiojnë në këtë universitet. Me disa programe studimi si: Laborant i Lartë Dentar, Farmaci, Stomatologji, Fizioterapi,Infermieri, Aldent është zgjedhja e duhur për një te ardhme te sigurte.

Kur nisi ALDENT?

Universiteti “Aldent” e ka nisur veprimtarinë e tij akademike si institucion arsimor në vitin 2003, ku u liçensua si nje shkollë profesionale për programin e studimit “Laborant Dentar” – cikël 2 vjecar. Në vitin 2006 me VKM nr.673, dt.27.09.2006 u liçensua si shkollë e Lartë Universitare “Aldent”. Në dt.13/06/2013, me VKM nr.539, UAL fiton Statusin Universitet dhe në mars të vitit 2016 me kërkesën e vet u riakreditua insitucionalisht nga APAAL me ekspertë ndërkombëtar dhe vlefshmëria e këtij akreditimi është deri në 2022. (evd – 37.0, 37.1) Gjatë këtyre viteve, Aldent ka krijuar fizionominë e tij me disa veçori që e dallojnë nga universitetet e tjera në vend, ndër të cilët mund të përmendim:

  • UAL është themeluar dhe drejtohet nga mjekë dhe staf akademik me eksperiencë të gjatë në mësimdhënie dhe praktikë klinike, lider në profesionet e tyre.
  • UAL është një universitet i specializuar vetëm në fushën e mjekësisë. Kjo ka bërë që strategjia e zhvillimit të fokusohet vetëm në këtë drejtim duke iu ofruar studentëve një vëmendje të posaçme dhe infrastrukturë të mjaftueshme në programet e studimit që ofron.
  • Stafi akademik është i zgjedhur dhe përbëhet nga specialistët më të mirë të fushave përkatëse, një pjesë e të cilëve të specializuar në Itali, SHBA, Angli, Japoni, etj.
  • UAL disponon një numër të lartë laboratorësh të specializuar sipas programeve të studimit duke krijuar kushtet që studentët të aftësohen praktikisht gjatë viteve të shkollimit.
  • UAL ka lidhje te ngushta bashkepunimi me profesorë e specialist të huaj, lider në fushën e mjekësisë, të cilët kanë ndihmuar si në hartimin e kurrikulave bashkëkohore ashtu dhe në trajnimin e stafit pedagogjik dhe studentëve.

Në këto vite UAL ka patur rritje të vazhdueshme në shumë aspekte:

  •  Në vitin 2006 kishte rreth 70 studentë sot ka rreth 1250 studentë.
  •  Stafi në fillim përbëhej nga 7 persona dhe aktualisht përbëhet nga rreth 80 persona me kohë të plotë dhe 40 me kohë të pjesshme.
  •  Numri i laboratorëve nga 2 fillimisht, sot arrin në 28 të tillë.
  • Numri i programeve të studimit nga 1 që ofrohej fillimisht sot arrin në 8 të tillë , nga të cilët 6 të akredituar dhe 2 programe të aktivizuar rishtas.
  • Siperfaqja e Universitetit nga 500 m2, aktualisht ka arritur rreth 8700m2.

Gjatë këtyre viteve, UAL ka pësuar ndryshime të rëndësishme duke u rritur hap hapi por në mënyrë të qëndrueshme. Universiteti “Aldent” perbehet nga dy fakultete :
  – Fakulteti i Shkencave Mjekesore
  – Fakulteti i Shkencave Dentare

Përvec ofrimit të programeve të studimit në të tre ciklet, është bërë një lider në edukimin në vazhdim për të gjitha profilet mjekësore. Universiteti “Aldent” ja doli të rritej në kohët më të vështira të arsimit privat në Shqipëri duke ruajtur fizionominë e tij si një institucion korrekt, që vlerëson cilësinë në të gjitha aspektet e saj si në përzgjedhjen e studentëve dhe stafit, në mësimdhënie, veprimtari shkencore, etj. BESONI TEK PROFESIONISTËT është slogani ynë dhe ne do të bëjmë gjithçka që nga ky universitet të dalin studentë sa më të përgatitur, profesionistë të së ardhmes.