Biblioteka


Biblioteka e Universitetit “Aldent: (UAL), e ngriturnë dy kampuse, në Km 1 autostrade Tiranë – Durrës, Kampusi Qendror dhe në godinën tek“Rruga e Dibrës”, Kampusi Laboratorik. Ka një sipërfaqe rreth 500 m2 dhe një numër të konsiderueshëm poste leximi (80 të tilla) në shërbim të stafit akademik dhe të studentëve të universitetit. Ka gjithashtu edhenjë infrastrukturë moderne dhe kushte shumë të mira pune.

Në bibliotekë gjenden rreth 13,500 vëllime librash e revistash, nga të cilat 10,000 vëllime në bibliotekën e kampusit në Kashar dhe 3,500 në bibliotekën e godinës te “Rruga e Dibrës”. Rreth 60%  e librave janëtë fushës sëmjekësisë. Një pjesë e tyre i takojnë stomatologjisë dhe degëve të saj si: dentistrirestorative, periodontologji, endodonti, ortodonti, dentistripediatrike, kirurgji orale dhe implantologji dentare. Një pjesë tjetër trajtojnë probleme të farmakologjisë e të mjekësisë së përgjithshme si anatomiahumane, fiziologjia dhe mikrobiologjia mjekësore, kardiologjia, hematologjia, gastro-enterologjia, endokrinologjia, urologjia, obstetrika dhe gjinekologjia, neurologjia e psikiatria, kirurgjia, anesteziologjia etj. Në bibliotekë ndodhen edhe libra të fushave të tjera si: filozofi, psikologji, shkenca shoqërore, historike dhe ekonomike, shkenca të natyrës (fizikë, kimi, biologji, mikrobiologji etj., kryesisht tekste për studentët e mjekësisë), shkenca teknike, teknologji informacioni, metoda për mësimin e gjuhëve të huaja, manuale si të shkruajmë një ese apo një temë diplome,letërsi etj.  Biblioteka u mundëson studentëve dhe stafit akademik shfrytëzimin edhe të një numri të vogël enciklopedish e fjalorësh. Revistat, botime kryesisht tëpasviteve 2000, janë tërësisht mjekësore dhe trajtojnë probleme të ndryshme të kësaj fushe si ato të shëndetit publik, bioetikës, farmakologjisë, kardiologjisë, onkologjisë, neurologjisë, gjinekologjisë, pediatrisë, gastroenterologjisë, stomatologjisë, terapive të ndryshme me anë të dietave mjekësore,  psikanalizës, ushtrimeve fizike, sugjestionit etj. 

Në bibliotekën e UAL-së  gjendet edhe një fondprej 2,500 librash anglisht, të botuara vitet e fundit, tërësisht mjekësorëpër t’u përdorur nga stafi dhe studentët e universitetit. Këto vëllime janë traktate dhe manuale mbi shërbimin dhe kujdesin infermierornë përgjithësi, por edhe për kujdesin dhe shërbimin infermierornë degëtë veçanta të mjekësisë si në pediatri, gjeriatri, kirurgji, neurologji, psikiatri, obstetrike dhe gjinekologji etj. Një pjesë e tyre trajtojnë probleme të fizioterapisë dhe terapinë e sëmundjeve të ndryshme me anë te dietave, të psikoanalizës, të sugjestionit, kineziologji etj.

Në sallat e bibliotekës ndodhen edhe 11kompjuterë të lidhura me internet në dispozicion të stafit akademik dhe të studentëve për të marrëonlineinformacionin që dëshirojnë.Librat dhe revistat janë të vendosura në rafte sistematikisht, sipas  10 degëve të shkencës  (nga 0 deri në 9), dhe brenda degës  janë renditur sipas tre gërmave të para të mbiemrit të autoritose të titullit të veprave, kur ato s’kanë autor. Ato janë të pajisura me numrin e inventarit që është progresiv. Biblioteka është me fonde të hapura dhe lexuesit kanë mundësi ta marrin informacion drejtpërsëdrejti nga raftet e librave.Materialet bibliotekare (libra e revista) janë duke u punuar sipas standardeve ndërkombëtare të përpunimit bibliotekar si: ISBD (International Standard ofBibliographicDescription), ACR2 (Amerikan CatalogingRules 2), KDU (Klasifikimi Decimal Universal) dhe tezauri ose tabela e emërtimeve lëndore. Biblioteka është e automatizuar. Librat regjistrohen nëkatalogun elektronik sipas një programi (turbosoft.me:802) që operon në intranet, por që mund të kalohet edhe në internet, duke bërë të mundur shkëmbimin e informacionit edhe me biblioteka të tjera të vendit e jashtë tij. Meqenësekatalogimi  bëhet sipas rregullave ndërkombëtare, konvertimi i të dhënave bibliografike në të ardhmen në një program më të avancuar është plotësisht i mundur. Nga kompjuterët e lidhur në rrjet në godinën nëKashar apo tekgodina në “Rrugën e Dibrës” stafi dhe studentët e UAL mund të shfrytëzojnë katalogun online OPAC (OnlinePublic Access Catalog) për të marrë informacion rreth fondeve të bibliotekës. Kërkimi i materialit mund të bëhet  me titull, nëntitull, autor, fjalë kyçe, shtëpi botuese etj.

Punonjësja e bibliotekës, e kualifikuar dhe me përvojë të gjatë nëfushën e bibliotekonomisë, përpunon dhe regjistron në katalogun elektronik materialet bibliotekare. Shërben dhe huazon librat sipas një rregulloreje të miratuar nga Bordi Drejtues i Universitetit.Librat,që huazohen, regjistrohen në kartelat e lexuesve. Këto kartela i administron biblioteka.

Politika e universitetit është pasurimi i mëtejshëm i bibliotekës me blerje apo donacione të ndryshme.Synimi ynëështë të lidhemi online me bibliotekat universitare brenda dhe jashtë vendit. Në planet tona të afërta është edhe implementimi i një programi për qarkullimin e materialeve bibliotekare të huazuara, që dotë realizohet në bashkëpunim me Departamentin e Teknologjisë së Informacionit.

Klikoni KETU per te gjetur  librat qe ndodhen ne Bibloteken e Universitetit Aldent.