Kriteret e Studimit ne UAL


 

Bazuar në Ligjin nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, kriteret e pranimit të studentëve  për ndjekjen e programeve të studimit të ciklit të parë si dhe të programeve të integruara të ciklit të dytë për vitin akademik 2016-2017 në Universitetin “Aldent”, të jenë si më poshtë:

 

1-Në përllogaritjen e pikëve përqindja e notës mesatare të shkollës së mesme për  të gjitha vitet, përfshirë edhe provimet e Maturës Shtetërore të jetë në masën 60 % , ndërsa përqindja e notës mesatare të gruplëndëve (për të gjitha vitet ku shtrihen lëndët), të përzgjedhura nga fakultetet për çdo program studimi, të jetë në masën 40% (sipas tabelës bashkëngjitur);

2- Për ndjekjen e programeve të integruara të studimit të ciklit të dytë për vitin akademik

2016-2017, sipas përcaktimeve të Udhëzimit  nr. 52, datë 03.12.2015 “Për përcaktimin e niveleve të gjuhëve të huaja dhe të testeve ndërkombëtare, për pranimet në programet e studimit të ciklit të dytë dhe të tretë , në institucionet e arsimit të lartë” të Ministrit të Arsimit dhe Sportit, dokumenti i njohjes së një prej pesë gjuhëve të huaja të Bashkimit Evropian: anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht të jetë ndëmjet nivelit B1 dhe nivelit C1;

3-Për ndjekjen e programeve të studimit të ciklit të parë si dhe të programeve të integruara të studimit të ciklit të dytë për vitin akademik 2016-2017  nota mesatare e pranimit do t’i referohet Vendimit të Këshillit të Ministrave;

4-Ju bëjmë me dije se programi i studimit “Teknikë Laboratori Mjekësor” është në proçes liçensimi dhe janë hartuar kriteret e pranimit të studentëve për vitin akademik 2016-2017 që do zbatohen  nëse ky program studimi do të liçensohet.

 

 

Përqindja e notës mesatare dhe gruplëndëve për çdo program studimi:

 

Fakulteti i Shkencave Dentare        
Programi i Studimit Përqindja e mesatares Përqindja e gruplëndëve  Lëndët Përqindja
Master i Shkencave në “Stomatologji” 60% 40% Kimi 10%
      Biologji 10%
      Gjuhë e huaj e parë 10%
      Tik 5%
      Qytetari 5%
Bachelor në “Teknika Laboratorike Dentare” 60% 40% Kimi 10%
      Biologji 10%
      Gjuhë e huaj e parë 10%
      Tik 5%
      Qytetari 5%
Fakulteti i Shkencave Mjekësore        
Master i Shkencave në  “Farmaci” 60% 40% Kimi 10%
      Biologji 10%
      Gjuhë e huaj e parë 10%
      Tik 5%
      Qytetari 5%
Bachelor në 60% 40% Fizikë 10%
“Fizioterapi”     Biologji 10%
      Gjuhë e huaj e parë 10%
      Tik 5%
      Qytetari 5%
Bachelor në 60% 40% Kimi 10%
“Infermieri e Përgjithshme”     Biologji 10%
      Gjuhë e huaj e parë 10%
      Tik 5%
      Qytetari 5%
Bachelor në 60% 40% Kimi 10%
“Teknikë Laboratori Mjekësor”     Biologji 10%
      Gjuhë e huaj e parë 10%
      Tik 5%
      Qytetari 5%

           

Bazuar në Ligjin nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, ju bëjmë me dije se:

 

Kuotat e pranimit të studentëve  për ndjekjen e programeve të studimit të ciklit të parë si dhe të programeve të integruara të ciklit të dytë në përputhje me kapacitetet akademike dhe infrastrukturore të Universitetit “Aldent” për vitin akademik 2016-2017 për çdo program studimi paraqiten në tabelën bashkëngjitur;

 

Kuotat e pranimit të studentëve për çdo program studimi për vitin akademik 2016-2017 në Universitetin “Aldent”:

 

Fakulteti i Shkencave Dentare  
Programi i studimit Kuotat e pranimit të  studentëve në Universitetin ‘Aldent”
Master i Shkencave në  
“Stomatologji” 85 studentë
Bachelor në  
“Teknika Laboratorike Dentare” 80 studentë
Specializim Afatgjatë në “Stomatologji”  
“Ortodonti” 30 studentë
“Kirugji Orale” 30 studentë
Fakulteti i Shkencave Mjekësore  
Master i Shkencave në  
 “Farmaci” 65 studentë
Bachelor në  
“Fizioterapi” 125 studentë
Bachelor në  
“Infermieri e përgjithshme” 150 studentë
Bachelor në  
“Teknikë Laboratori Mjekësor” 60 studentë
Master profesional në  
“Infermieri e përgjithshme” 40 studentë
Master shkencor në  
“Fizioterapi” 40 studentë