“Duhani VRET”


duhani vretOrganizata Brainstorm ne bashkepunim me Universitetin e Mjeksise Tirane si dhe Universitetin ALDENT organizon ne datat 23Maj-05 Qershor aktivitetin “Duhani VRET”.

Ky aktivitet mjaft i rendesishem vjen ne muajin e ndergjegjesimit per rrezikun qe sjell duhanpirja dhe eshte konceptuar ne nje menyre teresisht origjinale duke perfshire nje sere kategorish.
Aktiviteti do te preki kryesisht te rinjte kryesisht gjimnazistet si target grupi me i rrezikuar por dhe qytetare te rastesishem ne qytetet qe do te perfshije projekti.

Konkretisht do te realizohen trajnime dhe leksione ne gjimnazet e qyteteve ku do te shkohet, vizita falas dhe sherbime te mundshme mjekesore mbi kancerin e pulmonit dhe laringut ne terren dhe marrje statistikash mbi informacionin qe njerezit kane mbi kancerin e pulmonit dhe laringut dhe lidhjen me duhanin .

Të rinjt duhet të njihen me faktorët që nxisin duhanipirjen, problemet shëndetësore të lidhura me konsumimin e duhanit dhe rrugët me të cilat të rinjtë mund të shkëputen nga përdorimi i cigares.

Ky projekt nevojitet për t’i dhënë të rinjve informacionin e duhur rreth duhanpirjes, për t’i nxitur ata të ndalojnë përdorimin e produkteve të duhanit dhe të mos nisin konsumimin dhe po ashtu ti informojnë mirë mbi kancerin e pulmonit,format që ka,simptomat dhe karakteristikat klinike.
Aktiviteti do te shtrihet ne me teper se 20 qytete duke perfshire 150 studente dhe te pakten 10 mjeke.

►Konkretisht vendet qe do te zhvillohet aktiviteti jane si me poshte:
24 Maj – Linja e Shkodres,Lezhe,Kruje
25 Maj – Linja e Korces,Librazhdit,Elbasanit dhe Pogradecit
26 Maj – Linja e Beratit,Vlores,Fierit dhe Lushnjes
28 Maj – Tirane

Per pjesemarresit te gjitha shpenzimet jane te mbuluara. Te gjithe ata qe do te perzgjidhen do t’i nenshtrohen nje trajnimi paraprak per t’u aftesuar me qellim realizimin sa me te mire te ketij aktiviteti ne terren.
Te gjithe te interesuarit qe deshirojne te jene pjese e aktivitetit jane te lutur te aplikojne ne link-un e meposhtem:

https://docs.google.com/…/1PWsF_erjG1ROLEloOIKFmP…/viewform…

►Ne fund te aktivitetit pjesemarresit do te pajisen me certifikata.
Per informacione shtese kontaktoni:
Cel. 0692932910 ose
Email: brainstormorganisation@gmail.com.
Duhani Vret! – Aplikimi online
23 Maj – 5 Qershor 2016