Bachelor ne Infermieri


Objektivat e përgjithshme të programit të studimit  Bachelor ne INFERMIERI

Objektivi kryesor:

Përgatija e infermiereve të përgjithshem si teorikisht dhe praktikisht të aftë të punojnë në të gjitha profilet e mjekësisë dhe mbi të gjitha tu shërbejnë pacientëve duke krijuar tek ata një ndjenjë respekati dhe dashurie.

Objektivat specifike:

Fitimi i njohurive teorike dhe praktike në shkencat themelore, shkencat humane dhe ato profesionale.

Përballja me modele të ndryshme konceptesh, dobitë dhe kufizimet e tyre në mjediset e ndryshme spitalore dhe jo spitalore, si dhe me modele të ndryshme profesionale.

Identifikimi i vlerave profesionale dhe personale.

Arritja e kompetencave infermierore nëpërmjet përvetësimit dhe formimit të vazhduar si dhe cilësisë së marrëdhënieve.

Në vitin e parë të studimeve objektivat praktike specifike janë:

Zbulimi i koncepteve themelore mbi personin, shëndeti, sëmundja, nevojat themelore si dhe zbulimi i rolit të infermierit, kujdesjet bazë, kushtet dhe ambienti rrethues.

Klasifikimi i nevojave bazë duke gjykuar në nivelin e :

  • Pavaresise
  • Varësisë
  • Nxjerrjen e ndërveprimeve midis çdo nevoje
  • Identifikimin e diagnozës infermierore
  • Vendosjen e objektivave të kujdesit.

Në vitin e dytë:

  • Lidhja ndërmjet poatologjive të ndryshme mediko-kirurgjikale. Studenti duhet të jetë i aftë:
  • Të mbledhë informacionet e nevojshme për të lejuar identifikimin e personit
  • Të studiojë nevojat dhe t’i rendisë ato sipas rëndësisë
  • Të përmendë diagnozën mjekësore
  • Të përcaktojë veprimet sipas përshkrimit të mjekut
  • Të përcaktojë diagnozën infermierore
  • Të hartojë objektivat sipas rolit të tij
  • Të transmetojë informacionet

Në vitin e tretë:

  • Kuptimi i mjeshtërisë së rolit profesional për të gjitha moshat në të gjithë proçesin e kujdesit. Studenti duhet të jetë i aftë:
  • Mbledhë të dhënat e nevojshme
  • Analizojë në mënyrë sintetike situatën
  • Të përmendë diagnozën mjekësore
  • Saktësojë veprimet infermieroretë përshkruara nga mjeku
  • Të përcaktojë diagnozën infermierore
  • Përcaktojë objektivat e kujdesit
  • Organizojë kujdesjet sipas rolit të tij
  • Transmetojë informacionet
  • Vlerësojë efikasitetin e ndërhyrjeve
  • Rishikojë planin e tij të kujdesit

Programi i formimit ne Infermieri promovon kete shkence si nje profesion shendetesor i vecante dhe jetesor qe ka si funksion promovimin e shendetit, parandalimin e semundjes, ruajtjen e shendetit dhe pakesimin e dhimbjes. Profesionisti infermier ne fund te studimeve te tij eshte i afte te planifikoje, realizoje, vleresoje dhe dokumentoje procesin infermieror ne fushat e promovimit te shendetit, parandalimit te semundjeve, trajtimit, reabilitimit dhe zhvillimit te profesionit te tij.

Te diplomuarit do te punojne ne lidhje te ngushte me profesionistet e tjere shendetesore dhe sociale, ne mjedise spitalore, klinika e poliklinika, ne kushtet e shtepise, shkolla, qendra rekretive dhe sportive, shtepi te te moshuarve, ambiente industriale dhe komerciale, qendra psikiatrike dhe te kujdesit mendor, institucione arsimore, etj.

Menyra e te mesuarit paraqet nje kombinim te leksioneve, seminareve, detyrave, trainimeve praktiko-klinike, demostrimeve me paciente, pune ne grupe, projekte, ndjekje, shoqerim dhe mbikqyrje ne institucione te ndryshme shendetesore.

Objektivat do te realizohen nepermjet ndihmeses qe Universiteti ofron me kushtet dhe mjetet qe ka ne perdorim te formimit te studenteve:

  • Auditoret te pajisura me bazen materiale te tyre
  • Laboratoret praktike te pajisura me bazen materiale te tyre
  • Spitalet dhe instiucionet shendetesore per kryerjen e praktikave klinike

Programi i infermierise eshte i ndare ne 6 semestra dhe kohezgjatja e studimeve eshte 3 vite akademike, ekuivalente me 180 ECTS.
Cdo semester ka 30 kredite.

Per te pare kurrikulen e deges Infermieri shikoni si me poshte.

infermieri kurikula