Bachelor në Teknikë Laboratori Mjekësor


Objektivat e programit të studimit:

Qëllimi i ketij programi studimi është përgatitja e një gjenerate të re teknikë laboranti mjekësor të lartë të aftë që t’ju përgjigjen nevojave të kohës.

Hartimi i kurikulave bashkekohore dhe sidomos krijimi i kushteve maksimale për realizimin teorik dhe praktik të tyre do të jetë objektivi ynë kryesor. Numri i pranimeve të reja çdo vit do të jetë rreth 30 studentë. Pranimi i këtij numri studentësh do të krijojë mundësinë që grupet mësimore në leksione dhe seminare e sidomos në praktikat mësimore të jenë sa më të vogla për të dhënë mundësinë e një kontrolli maksimal. Avantazhet e këtij programi në krahasim me programet ekzistuese lidhen:

Së pari: Me numrin e vogël të studenteve në krahasim me ato të ngjashmet qofshin publike apo private.

Së dyti: Hapësirat e bollshme dhe shumë komode të shkollës.

Së treti: “Aldent” bashkëpunon me shume firma të njohura multinacionale të cilat na krijojnë mundësine e futjes së aparaturave e teknologjive bashkëkohore të mësimdhënies në fushën e laboratoreve mjekesore.

Së katërti: Stafi mësimor shumë i kualifikuar dhe sidomos shumë i motivuar është një garanci për rezultate pozitive.

 

ORGANIZIMI I PROGRAMIT TE STUDIMIT: TEKNIKE LABORATORI MJEKESOR

Cikli i studimit : Ky program bën pjesë në ciklin e parë të studimit.
Emertimi i diplomës : Diplome Bachelor në Teknikë Laboratori Mjekësor

Kohezgjatja e programit te studimit: 3 vite – 6 semestra
ECTS totale : 180 ECTS
Forma e studimit: Ky program studimi është me kohë të plotë

 

Plani mësimor
Plani mesimor është hartuar duke iu përmbajtur kritereve dhe elementeve të mëposhtëm:

3 Vite akademike / 6 Semestra
Kredite në vit – 60 ECTS7