Master i Shkencave ne Stomatologji


Misioni dhe objektivat e programit te studimit “STOMATOLOGJI”.

Misioni i Universitetit “Aldent” eshte te pergatise stomatologe me formim te spikatur teoriko – praktik,
te afte qe te perballojne kerkesat gjithmone ne rritje te sistemit tone mjekesor ne pergjithesi dhe atij
stomatologjik ne veçanti.

Objektivat :

Studentet e diplomuar ne fund te studimeve do te kene njohuri te mjaftueshme mbi:

  • Bazat e Anatomise, Fiziologjise, Biokimise dhe shume aspekteve te tjera normale te organizmit.
  • Aspektet fiziopatologjike te organizmit si dhe njohuri mbi disa nga semundjet kryesore te tij.
  • Mbi grupet e ndryshme te medikamenteve, origjinen e tyre, menyrat e perthithjes dhe eleminimit nga organizmi.
  • Njohuri te pergjithshme per semundjet e brendshme dhe kirurgjikale
  • Ne fushen e pergatitjes profesionale ata do te marrin njohuri te pershtatshme per:
  • Dentistrine restorative dhe preventive; materialet dhe metodat e perdorura per parandalimin dhe mjekimin e semundjeve te indeve te forta dhe te buta te dhembeve.
  • Protetike paraklinike dhe klinike, ku perfshihet protetika fikse , protetika e levizshme llojet e ndryshme te protezave, klasifikimi i tyre, dhe kujdesi gjate konstruktimit te tyre
  • Anesteziologjia dhe kirurgjia orale e maxillo-faciale, llojet e anestetikeve , teknikat e anestezise, ekstraksionet dhe mjekimi i patologjive te lindura dhe te fituara ne regjionin OMF
  • Kerkesat ligjore qe lidhen me aktivitetin e nje klinike dentare
  • Organizimin e aktivitetit ne klinikat publike dhe private
  • Aspektin etik, deontologjik dhe human te profesionit te stomatologut.

Te gjitha objektivat e mesiperme jane konform direktives 2005/36/EC te Keshillit dhe Parlamentit Europian si dhe konform Ligjit per Arsimin e Larte dhe Udhezimeve te MASH. Ne te gjitha keto lende perveç leksioneve dhe seminareve eshte planifikuar nje numer i mjaftueshem oresh per praktikat laboratorike, me qellim qe studentet te aftesohen jo vetem teorikisht por edhe praktikisht. Ne program jane parashikuar edhe kredite te mjaftueshme te praktikes profesionale e cila do te behet ne vitin e peste. Praktika do tu mundesoje studenteve te punojne ne klinika te ndryshme publike dhe private dhe te aftesohen per punen qe do te bejne pas diplomimit. Krijimi i kushteve maksimale per realizimin teorik dhe praktik te ketyre objektivave eshte qellimi yne kryesor. Çdo vit do te pranohet nje numer i kufizuar studentesh. Kjo do te krijoje mundesine qe grupet mesimore ne leksione dhe seminare e sidomos ne praktikat laboratorike te jene sa me te vogla per te dhene mundesine e nje kontrolli maksimal dhe realizimin e sa me shume eksperimenteve nga ana e studenteve.

  1. ORGANIZIMI I PROGRAMIT TE INTEGRUAR TE STUDIMIT NE STOMATOLOGJI

I.1- Ky program ben pjese ne ciklin e dyte te studimit.
I.2- Emertimi i diplomes : Master i Shkencave ne STOMATOLOGJI.
I.3- Kohezgjatja e programit te studimit: 5 vite akademike(10 semestra)
I.4- Numri total i krediteve : 300 ECTS
I.5- Forma e studimit: Ky program studimi eshte me kohe te plote

  1. PLANI MESIMOR I PROGRAMIT TE INTEGRUAR TE STUDIMIT NE STOMATOLOGJI

Plani mesimor eshte hartuar duke iu permbajtur kritereve dhe elementeve te meposhtem:

  1. Vit/Semestra – 5 Vite akademike / 10 Semestra
  2. Kredite ne vit – 60 ECTS