Master i Shkencave ne Farmaci


Misioni dhe objektivat e programit te studimit “Cikel i Integruar Master Shkencor ne FARMACI”

Misioni i Universitetit “Aldent” eshte te pergatise farmaciste te larte me formim te spikatur teoriko – praktik, te afte qe te perballojne kerkesat gjithmone
ne rritje te sistemit tone mjekesor ne pergjithesi dhe atij farmaceutik ne vecanti.

Objektivat

Studentet e diplomuar ne fund te studimeve do te kene njohuri te mjaftueshme mbi:

  • Bazat e Anatomise, Fiziologjise, Biokimise dhe shume aspekteve te tjera normale te organizmit.
  • Aspektet fiziopatologjike te organizmit si dhe njohuri mbi disa nga semundjet kryesore te tij.
  • Mbi grupet e ndryshme te medikamenteve, origjinen e tyre, menyrat e perthithjes dhe eleminimit nga organizmi.
  • Kimine organike, inorganike, fizike e koloidale dhe shume aspekte te analizes kimike.
  • Ne fushen e pergatitjes profesionale ata do te marrin njohuri te pershtatshme per:
  • Teknologjite farmaceutike ne pergatitjen e medikamenteve te ndryshme
  • Testimet fizike, kimike, biologjike e mikrobiologjike te ketyre medikamenteve
  • Metabolizmi dhe efektet e produkteve farmaceutike ne organizem
  • Njohjen e sakte te efekteve anesore te tyre
  • Kerkesat ligjore qe lidhen me aktivitetin e nje farmacie
  • Magazinimin, ruajtjen dhe shperndarjen e produkteve farmaceutike me shumice
  • Organizimin e aktivitetit ne farmacite publike dhe private
  • Aspektin etik, deontologjik dhe human te profesionit te farmacistit.

Te gjitha objektivat e mesiperme jane konform direktives 2005/36/EC te Keshillit dhe Parlamentit Europian si dhe konform Ligjit per Arsimin e Larte dhe Udhezimeve te MASH.
Ne te gjitha keto lende perveç leksioneve dhe seminareve eshte planifikuar nje numer i mjaftueshem oresh per praktikat laboratorike, me qellim qe studentet te aftesohen jo vetem teorikisht por edhe praktikisht.
Ne program jane parashikuar edhe kredite te mjaftueshme te praktikes profesionale e cila do te behet ne vitin e peste dhe zgjat 6 muaj.
Praktika do tu mundesoje studenteve te punojne ne farmaci te ndryshme publike dhe private dhe te aftesohen per punen qe do te bejne pas diplomimit.
Krijimi i kushteve maksimale per realizimin teorik dhe praktik te ketyre objektivave eshte qellimi yne kryesor.
Cdo vit do te pranohet nje numer i kufizuar studentesh. Kjo do te krijoje mundesine qe grupet mesimore ne leksione dhe seminare e sidomos ne
praktikat laboratorike te jene sa me te vogla per te dhene mundesine e nje kontrolli maksimal dhe realizimin e sa me shume eksperimenteve nga ana e studenteve.

 ORGANIZIMI I PROGRAMIT TE INTEGRUAR TE STUDIMIT NE FARMACI

  1. Ky program ben pjese ne ciklin e dyte te studimit.
  2. Emertimi i diplomes : Master i Shkencave ne Farmaci.
  3. Kohezgjatja e programit te studimit: 5 vite akademike – 10 semestra
  4. ECTS totale : 300 ECTS
  5. Forma e studimit: Ky program studimi eshte me kohe te plote

PLANI MESIMOR I PROGRAMIT TE INTEGRUAR TE STUDIMIT NE FARMACI
Plani mesimor eshte hartuar duke iu permbajtur kritereve dhe elementeve te meposhtem:

  1. Vit/Semestra – 5 Vite akademike / 10 Semestra
  2. Kredite ne vit – 60 ECTS