Specializim


 

Specializim afatgjate ne Stomatologji-Profili – Ortodonci , Kirurgji orale

 

Misioni i ShLU “Aldent” eshte te pergatise Specialiste te Ortodoncise dhe Kirurgjise Orale me formim te spikatur teoriko – praktik, te afte qe te perballojne kerkesat gjithmone ne rritje te sherbimit tone dentar.

 

Objektivat : Studentet e diplomuar ne fund te studimeve do te kene njohuri te mjaftueshme mbi:

  • Bazat e Anatomise,Anatomise Topografike dhe Fiziologjise se organizmit.
  • Aspektet te anatomise patologjike te organizmit si dhe njohuri mbi disa nga semundjet kryesore te kavitetit oral.
  • Mbi grupet e ndryshme te medikamenteve, origjinen e tyre, menyrat e perthithjes dhe eleminimit nga organizmi.
  • Te jene te afte t’i pergjigjen kerkesave te larta estetike dhe funksionale qe kerkohen sot.
  • Te perfeksionohen ne parandalimin dhe trajtimin e anomalive te dhembeve dhe nofullave, me aparate te levizshme, fikse dhe biofunksionale.
  • Te zoterojne sa me shume metoda dhe teknologji moderne te sherbimit
  • Te kene nje formimin e ndergjegjie te larte profesionale dhe ndjenje perkushtimi per punen.
  • Te jene te afte te orientohen sa me shpejt e me mire ne mjedisin ku do te punojne, duke koordinuar drejt cilesine e pergatitjes me aftesite menaxheriale dhe marketingun
  • Nderhyrjet ne raste emergjence te ardhura ne klinike ose te krijuara gjate nderhyrjeve te ndryshme kirurgjilale.
  • Indikacionet dhe kunderindikacionet e vendosjes se implanteve ne kavitetin oral,etj.
  • Njohuri te mjaftueshme per gjendjet prekanceroze e kanceroze te kavitetit oral

Te gjitha objektivat e mesiperme jane konform direktives 2005/36/EC te Keshillit dhe Parlamentit Europian si dhe konform Ligjit per Arsimin e Larte dhe Udhezimeve te MASH.

  • Tregu i punës sot kërkon profesionistë te zot në specialitete të ndryshmë të fushës së Stomatologjisë. Të ofrojmë shërbimin më të mirë, koherent e cilësor në këtë fushë  për t’iu pergjigjur kerkesave gjithnje ne rritje te pacienteve nga njerëz të formuar profesionalisht , është tashmë një detyrim nga ana jonë.  Ky brez specialistësh që po pergatitim me njohurite qe po merr do te mund t’i pergjigjet ritmeve shume te larta te perparimit te teknologjive dhe materialeve dentare.

Ndryshimet e viteve ’90 ne vendin tone preken me se shumti edhe fushen e sherbimit dentar. Ky sherbim prej kohesh  thuajse është privatizuar teresisht duke diktuar nje sjellje dhe qendrim te ri  te profesionisteve te kesaj fushe. Shkolla jonë ne konsultim dhe lidhje te vazhdueshme edhe me shume profesioniste te njohur brenda dhe jashte vendit ka synuar qe studenteve t’iu krijoje kushte sa me optimale me qellim te gjitha keto objektiva të realizohen ne baze te nje strategjie te percaktuar qarte nga organet drejtuese te njesise.

 

 

ORGANIZIMI I PROGRAMIT TE STUDIMIT SPECIALIZIM NE STOMATOLOGJI


-PROFILI – ORTODONCI, KIRURGJI ORALE

 

  1. Ky program ben pjese ne ciklin e trete te studimit.

 

  1. Emertimi i diplomes : Diplome Specializimi ne Stomatologji, –   Specialist ne Ortodonci

 

  • Specialist ne Kirurgji Orale

 

  1. Kohezgjatja e programit te studimit: 3 vite akademike – 6semestra

 

  1. ECTS totale : 180 kredite ECTS

 

  1. Forma e studimit: Ky program studimi eshte me kohe te plote