Inforamcion Orientues


Orientimi i maturanteve dhe studenteve përfshin një sërë aktivitetesh të cilat janë të përcaktuara paraprakisht në ndihmë të të rinjve me qëllim përzgjedhjen e drejtimit të duhur të tyre në arsimim dhe punësim e të zbatojnë sa më mirë synimet e karrierës së tyre profesionale.

Orientimi është një çështje shumë e rëndësishme e politikave të Universitetit Aldent, ndaj dhei kushtohet një vëmendje e veçantë përmes aktiviteteve të cilat ai organizon. Njëkohësisht është bërë pjesë e rëndësishme edhe e politikave / strategjisë kombëtare të arsimit dhe punësimit në Shqipëri.

 Universiteti Aldent e koncepton orientimin si një element shumë të rëndësishëm të punës së tij ku qëndron e angazhuar Zyra e Këshillimit të Karrierës dhe Alumni e cila konsiston në tre drejtime kryesore:

  • Orientimi i maturantëve
  • Orientimi i studentëve

Politikate Orientimit në Universitetin Aldent përfshijnë një sërë aktivitetesh nëpërmjet të cilave nxënësit dhe studentët mund të ndihmohen për të marrë vendimet për zgjedhjen e programeve të studimit dhe këshillimi i tyre pas përfundimit të studimeve.

Më poshtë paraqiten aktivitet kryesore të zhvilluara nga Universiteti Aldent dhe në bashkëpunim me institucione të tjera shtetërore dhe private.

 

Orientimi i maturantëve

Informimi i Maturantëve

Synimi i informimit është t’i ofrojë nxënësve objektiva dhe të dhëna faktike në raport me Universitetin Aldent.

  1. Procesi iniciohet aktualisht nga MAS (në vitet e mëparshme ka qenë iniciativë e vetë universitetit) ku përcaktohen:a) periudha e informimit b)përfaqësuesitIAL-së c) Bashkëpunimi me institucionet e arsimit para universitar me qëllim përputhjen e periudhës së vizitës.
  2. UAL nxjerr urdhrin përkatës ku detajohen datat, përbërja e grupeve të punës,qytetet dhe shkollat ku do të kryhet informimi.

(bashkangjitur urdhri2016-2017)

  1. Ekipi i përbërë nga stafi akademikbrendshëm i Universitetit Aldent me përfaqësues nga secili program studimi (Stomatologji, Farmaci, Fizioterapi, Infermieri, Laborant Dentar) i ndarë në grupe pune, përpara se të dalë në terren i nënshtrohet një trajnimi që shtrihet në një periudhë kohore dy javore.

Trajnimi i stafit ka për qëllim përgatitjen e këtij ekipi, për të informuar dhe orientuar sa më mirë nxënësit , konkretisht maturantët në raport me të gjithë informacionin e detajuar të universitetit Aldent dhe programet e studimit të cilat ai ofron. Ekipi trajnohet sesi të komunikojë në mënyrë sa më efektive të gjithë informacionin mbi:

ü  programet e studimit të cilat ofrohen pranë këtij universiteti

ü  periudhën kohore në të cilën shtrihet secili program

ü  licensimin dhe akreditimin për programet e studimit bachelor,programet e studimit master profesional, shkencor dhe specializim afatgjatë.

ü  informim mbi infrastrukturën e universitetit, mbi dy kampuset, kampusiqendror dhe laboratorik, klinikat dhe laboratorët e stomatologjisë, farmacisë, infermierisë, fizioterapisë, laborantëve dentarë,

ü  praktikat e studentëve në këto laboratorë, auditorët mësimorë, ambientet për bibliotekë dhe sallat audiovizive, informim mbi kushtet fizike të universitetit.

ü  informim mbi pranimin në këtë universitet, formularin e aplikimit të cilin duhet të plotësojnë duke paraqitur të gjithë dokumentet përkatëse të specifikuara në formular .

ü  informim mbi sistemin e Bolonjës dhe kreditet.

ü  mbi stafin akademik dhe titujt e tyre.

ü  mbi lëndët dhe kreditet për secilën lëndë, që përmban secili program studimi dhe secili vit i tij.

ü  si dhe praktikat të cilat kanë mundësi të kryejnë studentët në insitucionet me të cilat kanë nënshkruar marrëveshje Universiteti Aldent, si qendra shëndetësore shtetërore dhe private.

  1. Sesionet këshillimore / informuese të maturantëve ofrohen nga një ekip i përzgjedhur me shumë kujdes për përçimin e këtij informacioni tek maturantët e gjimnazeve të shtrira në qytetet më kryesore të Republikës së Shqipërisë si, Tiranë, Durrës, Elbasan, Kavajë, Berat, Lushnje, Fier, Vlorë, Tepelenë, Memaliaj, Përmet, Këlcyrë, Gjirokastër, Sarandë, Pogradec, Korçë, Shkodër, Burrel, Bulqizë, Dibër. Informacioni ofrohet në disa mënyra:
  • Me prezantime në PowerPoint, ku parashtrohet i gjithë informacioni i nevojshëm dhe pamje mbi Universitetin Aldent, dy kampuset, kampusiqendror dhe laboratorik
  • Me shpërndarje të fletëpalosjeve dhe katalogut të Universitetit Aldent i cili përmban të gjithë informacionin e detajuar
  • Me Shpjegim verbal nga stafi UAL, pjesë e grupit të punës
  1. Grupi në përfundim raporton për ecurinë dhe interesimin e maturantëve për programet e studimit që ofron UAL.

Procedurat / Politika e orientimit të studentëve të rinj të Universitetit Aldent

  1. Orientimi i studenteve te rinj

Java e orientimit të studentëve të vitit të parë konsiston në prezantimin e tyre me ambientete universitetit (sallat e mësimit, sekretarinë, bibliotekën, sallën e informatikës, palestrën,etj.). Gjithashtu prezantohen pedagogët dhe lëndët që do të zhvillojnë në vitin e parë, me syllabuset e secilit modul. Studentët sqarohen lidhur me sezonet e provimeve, mënyrën e vlerësimit, të drejtat dhe detyrat e tyre. Ata pajisen secili me e-mail-in personal dhe të drejtën për tu bërë pjesë e portalit të universitetit. Gjatë kësaj jave njihen edhe me pedagogun tutor ku mund të mbështeten lidhur me problematikat personale dhe të grupit.