Mundesi Punesimi


Personeli i Universitetit “ALDENT” përbëhet nga:

  1. Punonjësit mësimorë shkencorë (akademikë) të brendshëm dhe personeli i ftuar;
  2. Personeli ndihmës mësimor shkencor;
  3. Personeli administrativ;
  4. Zënia e vendeve të punës për këtë personel bëhet me konkurs.
  5. Kontratat e punës, për personelin e Universitetit, nënshkruhet nga rektori dhe miratohet nga Presidenti i ‘’Sh.P.K’’ ALDENT;
  6. Kushtet e kontratës së punës, koha për të cilën lidhet ajo dhe gjithçka tjetër që ka të bëjë me marrëdhëniet juridike të punës, përcaktohen sipas legjislacionit në fuqi.
  7. Aktivizimi i punonjësit mësimor shkencor të jashtëm bëhet me kontratë me një afat të caktuar; kontrata nënshkruhet nga Presidenti në përputhje me ligjin. Ajo nënshkruhet çdo vit akademik dhe përcakton kushtet e punës,detyrimet reciproke dhe shpërblimin.
  8. Të drejtat dhe detyrat e punonjësve akademikë përcaktohen në rregulloren eUniversitetit.