Projektet Ndërkombëtare


 

Marveshje Bashkepunimi Shqiperi - Turqi

Titulli: “Kontrolli i lëndëve të ndaluara – ftalateve dhe bpa-së në artikuj të kujdesit për fëmijë dhe në lodra për fëmijë në tregun shqiptar dhe atë turk”

Kjo nismë ka për qëllim konsolidimin dhe nxitjen e shkëmbimit të eksperiencës, aftësive dhe metodologjisë mes dy grupeve, shqiptare dhe turke, që marrin pjesë në këtë projekt në lidhje me karakterizimin dhe kuantifikimin e estereve të acidit Ftalik (PAE) dhe BPA në disa artikuj të kujdesit për fëmijë dhe në lodrat e fëmijëve, në tregun shqiptar dhe atë turk. Analizimi i PAE-ve dhe BPA-së është një çështje shumë e rëndësishme për arsye të toksiciteit që paraqesin keto subsanca. Investigimi në produktet plastike që mund të paraqesin ftalate të ndaluara në tregun Shqipëtar dhe Turk, do të kryhet gjatë këtij projekti.

Programi: Në kuadër të Marrveshjes së Kooperimit Bilatreal midis Ministrise së Arsimit dhe të Sportit të Shqipërisë dhe Këshillit Turk të Shkencës  dhe Teknologjisë Kërkimore 

Koordinatori Shkencor për Shqipërine: Dr. Entela Haloci, Departamenti i Farmacisë, Fakulteti i      Shkencave Mjekësore, Universiteti  ALDENT .

Koordinatori Shkencor për Turqinë: Nëse Ckir, Fakulteti I Farmacisë, Universiteti Marmarasë

Program Bashkepunimi Bilateral Shqiperi - Itali

Titulli: Reziqet Ekologjike dhe Analiza Kimike, Fizike, Ekotoksike e Biocideve Antivegjetetive në të dyja anët e bregdetit Adriatik: CARISMA

Programi: Projekti u realizua ne kuadrin e Programit  te Kooperimit Bilateral Itali-Shqiperi 2012-2014

Institucionet Koordinatore: Seksioni I Shkencave Natyrore dhe Teknologjike të Akademisë së Shkencave të Shqipërise dhe Agjenc ia Nacionale për Teknologjitë e Reja, Energjine dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm.

Institucionet Partnere: Ministria e Arsimit dhe Sportit, Agjencia për Kërkimin Teknologjinë dhe Inovacionin, Universiteti Aldent, Instituti për Sigurinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, Fakulteti I Shkencave Natyrore , Universiteti I Tiranës.

Program Bashkepunimi Bilateral Shqiperi - Itali

Titulli: Extractimi dhe karakterizimi i substancave qe permbajne sulfur/selen nga bime aromatike dhe oficinale me veprim të mundshëm antitumoral.

Në vitet e fundit ka ngjallur një interes të madh studimi i substancave që përmbajne sulfur sulfanik me prejardhje nga allicina, e cila prodhohet gjatë prerjes dhe grirjes së hudhrës (Allium Sativum L.), në parandalimin dhe kurimin e tumoreve. Në përgjithesi është i mirënjohur fakti që substancat që përmbajnë sulfur sulfanik kanë një funksion antioksidant. Studime të fundit kanë vënë në dukje veprimin bllokues të disa prej OSC me prejardhje nga hudhra mbi ploriferimin e qelizave tumorale in vitro dhe induktimin e vdekjes qelizore të programuar (apoptozes). Projekti parashikon gjithashtu studimin e efekteve antiproliferative të OSC-ve me prejardhje nga bime të tjera, mbi linja qelizore tumorale dhe vleresimin e shprehjes së enzimave të përfshira në metabolizimin e Sulfurit dhe në sistemin e detoksifikimit qelizor.

 Programi: S&T Program I Kooperimit midis Republikes se Italise dhe Shqiperise.

Koordinator Shkencor Për Shqiperinë: Prof. Ass. Dr. Vilma Papajnai Departamenti I Farmacise, Fakulteti I Mjekesise, Universiteti I Tirane.

Kërkues Shkencor: Dr. Entela Haloci Departamenti I Farmacise, Fakulteti I Shkencave Mjekesore, Universiteti Aldent

Koordinator Shkencor për Italinë: Dr. Sania Melino Departamenti I Shkencave dhe Teknologjive Kimike, Universiteti I Tor Vergates, Rome, Itali