Njoftim nga Agjensia Kombetare e Provimeve (AKP)


Njoftim nga Agjensia Kombetare e Provimeve (AKP)

Njoftohen të gjithë maturantët/kandidatët të cilët për arsye të ndryshme nuk arritën të plotësojnë në afatet e caktuara formularin për IAL publike dhe private dhe që plotësojnë kushtet për të aplikuar, se portali i Maturës Shtetërore do të rihapet në periudhën 11 – 12 gusht 2016, në mënyrë që ata të kenë
mundësi të kryejnë aplikimin dhe të mos humbasin shanset e konkurimit për IAL- Raundi 1.
Ky është afati i fundit që iu vihet në dispozicion maturantëve/kandidatëve që nuk arritën dot të aplikojnë ditët e
caktuara për këtë Raund, në Portalin Matura Shtetërore 2016.
Njoftimi është i vlefshëm për të gjithë maturantët/kandidatët që :

1. Kanë plotësuar formular A1/A1Z.
2. Gjenden në bazën e të dhënave të Maturës Shtetërore 2016.
3. Kanë të gjithë elementët e plotësuar për të aplikuar në Institucionet e Arsimit të Lartë Publikë dhe Privatë.