Përgjegjësi i Departamentit


Drejtuesi i Njësive BazëFunksionet dhe kompetencat e Drejtuesit të Njësisë BazëMandati, emërimi dhe shkarkimi i Përgjegjësit të Njësisë BazëPërfundimi i mandatit të Përgjegjësit të Njësisë Bazë
  1. Përgjegjësi i njësisë bazë (Përgjegjësi i Departamentit/Drejtori i Qendrës Kërkimore Shkencore) është autoriteti drejtues në një njësi bazë, në njësitë kryesore të Universitetit.
  2. Përgjegjësi i njësisë bazë duhet të jetë personel akademik i kategorisë “Profesor” ose ka gradën shkencore “Doktor” (PhD), të fituar pranë universiteteve të vendeve anëtare të OECD-së ose BE-së. Në rastet kur nuk ka kandidatë të kësaj kategorie, mund të kandidojë për drejtues edhe lektori, kur ky i fundit mban gradën shkencore “Doktor”.

Përgjegjësi i njësisë bazë ka këto funksione dhe kompetenca:

  1. Drejton dhe përfaqëson njësinë bazë;
  2. Drejton e kontrollon gjithë punën mësimore – edukuese e shkencore në njësinë bazë;
  3. Evidenton për çdo semestër dhe vit akademik, në bazë të kritereve ligjore, nevojat për staf akademik me kohë të plotë dhe të pjesshme dhe ia parashtron këto nevoja dekanit përkatës dhe Rektorit për të parashikuar rekrutimet e stafit akademik;
  4. Propozon, në bashkëpunim me dekanin, në komisionin përkatës të rekrutimit, përmes një procesi të shpallur dhe transparent, kandidaturat për staf me kohë të plotë dhe kohë të pjesshme në procesin mësimor;
  5. Merr masa organizative dhe monitoruese për zhvillimin normal të procesit mësimor dhe kërkimor nga punonjësit e njësisë bazë që ai drejton;
  6. Nxit dhe motivon punonjësit në realizimin efikas të detyrave si në procesin mësimor, ashtu edhe në atë kërkimor – shkencor;
  7. Kërkon rishikime dhe përmirësime të programeve të studimit, të kurrikulave në bazë të nevojave dhe treguesve akademikë;
  8. I propozon dekanit përkatës procesin e zhvillimit të praktikave profesionale në shoqëri tregtare (SHPK, SHA) ose/dhe në institucione të tjera;
  9. I propozon dekanit kritere specifike për regjistrimin e studentëve, ndërsa ky i fundit i përcjell ato në Senat për miratim;
  10. Propozon për miratim Senatit kuotat e pranimit për çdo program studimi
  11. Kryen detyra të tjera të përcaktuara në legjislacionin në fuqi, në Statutin e Universitetit apo akte të tjera.

 

  1. Përgjegjësi i njësisë bazë emërohet nga Rektori i fakultetit përkatës në përputhje me dispozitat e këtij Statuti dhe sipas procedurave të përcaktuara në Rregulloren e Zgjedhjeve të Universitetit.
  2. Përgjegjësi i departamentit/Drejtori i qendrës, emërohet për një mandat 4 vjeçar.
  1. Mandati i përgjegjësit të njësisë bazë përfundon me mbarimin e periudhës për të cilën është zgjedhur.
    • Mandati i përgjegjësit të njësisë bazë mund të përfundojë në mënyrë të parakohshme kur ai:
    • Jep dorëheqjen;
    • Ndërron jetë;
    • Bëhet e pamundur nga ana fizike ose mendore të ushtrojë funksionin;
    • Kur vendoset shkarkimi i tij;

Kur dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale.