Misioni


Organizimi i mësimdhënies

“ALDENT” ka adoptuar një filozofi te veten te edukimit te studenteve.Kjo filozofi mbështetet ne 4 shtylla kryesore:
Informimi
Ne fazën e pare ne informojmë studentet për gjithçka ne lidhje me profesionin qe ai po zgjedh.
C’është ky profesion, me se merret, cfare punësh realizon, cili është vendi i tij ne kompleksin e shërbimit mjekësor, anët pozitive te tilla si : pune artistike, pune pergjithsisht ne kushte komode, lidhja me njerëz te nivelit te larte edukativ dhe profesional mbasi laboranti dentar punon me mjeke stomatologe, pune e paguar mire , mundësi për te hapur biznes te pavarur etj. Po ashtu informohet dhe për anët negative : profesion i vështire, qe do shume durim dhe përqendrim, pajisje dhe materiale te shtrenjta dentare etj.

Motivimi

Lidhet sidomos me dashurinë për profesionin , përfitimet qe nxirren prej tij, pozicion i vlerësuar ne shoqëri, jepen shembuj konkrete laborantësh te suksesshëm si brenda ashtu dhe jashtë vendit.

Instruktimi
Ne instruktim përfshihet gjithçka qe ata zhvillojnë ne shkolle. Planet dhe programet mësimore ,praktikat dhe laboratorët e shumta.Ndihma e stafit është e përhershme dhe me shume fryme dashamirësie. Me qellim qe studentet te përfitojnë sa me shume, laboratorët e praktikave klinike janë te hapura qe nga ora 8.30 deri 18.00 dhe gjate gjithë pushimeve verore.

Monitorimi dhe vlerësimi

Gjithçka qe ata bëjnë monitorohet nga ana jone. Ndiqet ecuria e tyre hap pas hapi, falenderohen me te mirët, ndihmohen me te dobëtit dhe pastaj vlerësohen për atë çka ata japin.
Këto janë faza edukimi te cilat janë te lidhura pazgjidhshmërisht me njëra-tjetrën dhe procedimi ne baze te tyre behet vazhdimisht gjate gjithë periudhës studentore madje dhe pas saj. Stafi është i njohur me ketë filozofi dhe punon ne sinkron gjithmonë ne baze te saj.
Ne organizimin e mësimdhënies ne shkollën “ALDENT ” ka pasur ndikim te madh fakti qe ne organet drejtuese dhe vendimmarrëses te saj janë specialiste qe kane eksperience shumëvjeçareje ne mësimdhënie dhe pikërisht ne ketë fushe kaq komplekse siç është mjekësia.
Po ashtu si drejtuesit edhe stafi mesimdhenës janë lider te fushave te tyre, pra ata jo vetëm japin mësim por dhe punojnë praktikisht çdo dite me paciente konkrete.Kjo i bën ata me te besueshëm dhe me bindes.
Gjithashtu favor i madh i këtyre programeve te studimit është te qenet e tyre shume profesional dhe si te tille ka mundësi te pafundme ilustrimesh me pamje konkrete nga paciente reale.
Ne pjesën me te madhe te lendeve studentet gjithçka qe dëgjojnë e shohin ne leksione e zbatojnë ne praktike dhe kjo gjë i bën ata me te interesuar dhe me te lidhur me profesionin e tyre te ardhshëm.