Dekanati


Përbërja e dekanateve të UniversitetitFunksionet dhe detyrat e tjera të DekanatitMbledhjet dhe vendimmarrja e Dekanatit
  1. Dekanatet e Universitetit “Aldent” janë organe kolegjiale.
  2. Dekanati përbëhet nga:
    1. Dekani;
    2. Zëvendës dekani;
    3. Administratori i njësisë kryesore;
  3. Dekanati thirret në mbledhjen e parë nga Dekani.

Funksionet e dekanatit janë si më poshtë:

  1. harton planin disavjeçar të zhvillimit të njësisë kryesore;
  2. harton programin vjetor të veprimtarive, si dhe ndjek zbatimin e tij pas miratimit nëRektorat dhe Senat;
  3. propozon kriteret për shpërndarjen e burimeve materiale dhe njerëzore akademike të njësisë kryesore;
  4. harton dhe propozon projektbuxhetin për njësinë kryesore;
  5. paraqet rekomandime për projektet, për programet e studimeve, të kërkimit shkencor dhe ndryshimet e nevojshme strukturore për realizimin e tyre;
  6. zbaton të gjitha vendimet e miratuara nga Senati Akademik.
  1. Në raste të nevojshme Dekanati mund të mblidhet në çdo kohë, me kusht që të lihet kohë e mjaftueshme për shqyrtimin e materialeve që lidhen me çështjet për diskutim.
  2. Mbledhja thirret nga Dekani kryesisht apo me kërkesën e secilit prej anëtarëve të dekanatit.
  3. Mbledhja konsiderohet e vlefshme nëse marrin pjesë më shumë se gjysma e anëtarëve të tij.
  4. Mbledhja nuk mund të zhvillohet dhe duhet të shtyhet, në rastet kur edhe pse është plotësuar numri i anëtarëve të nevojshëm, nuk është prezent anëtari, i cili ka lidhje të drejtpërdrejtë me çështjen për të cilën do të merret vendim.
  5. Si rregull dekanati merr vendime njëzëri. Kur kjo nuk është e mundur vendimet merren me shumicën e votave të anëtarëve të pranishëm në mbledhje. Në rastet kur nuk mund të arrihet shumica, vota e dekanit është përcaktuese.
  6. Procesverbali i mbajtur në mbledhjen e dekanatit përbën dokumentin bazë për pasqyrimin e vendimmarrjes.

Vendimet e marra nga dekanati, materializohen në formën e urdhrave të nxjerra nga Dekani i njësisë kryesore.