Vizion, Strategji


Strategjia e Universitetit Aldent për vitet 2016-2020

 

VIZIONI I UAL

Vizioni i UAL është krijimi i një institucioni të arsimit të lartë cilësor, i cili ofron një sistem vlerash profesionalizmi dhe qytetarie; duke synuarqë nëpërmjet një edukimi ndërdisiplinor të përgatisë profesionistë të angazhuar dhe me integritet në një mjedis social aktivnë përputhje me strategjinë e zhvillimit kombëtar.

Drejtuesit e Universitetit “Aldent” vazhdojnë të jenë besnik të vizionit të tyre fillestar: “Një institucion i arsimit të lartë dedikuar vetëm shkencave mjekësore dhe që rritet hap pas hapi.

 MISIONI I UAL

2- Misioni i Universitetit “Aldent”, përfshin:

  1. Ofrimin e arsimimit të lartë dhe veprimtarisë krijuese per studentët në fushen mjekësore me qëllim realizimin e synimeve të tyre profesionale brenda dhe jashtë vendit, në përputhje me kërkesat dhe nevojat e shoqërisë;
  2. Zhvillimin dhe mbrojtjen e dijeve nëpërmjet mësimdhënies dhe veprimtarisë akademike;
  3. Formimin e studiuesve të rinj në fushat mjekësore, nëpërmjet programeve universitare mësimore-shkencore të një niveli të përparuar e bashkëkohor teorik, metodik e praktik;
  4. Thellimin e kualifikimit profesional e shkencor të specialisteve të lartë në fushat mjekësore, duke ofruar mundësi të mira për të përfituar nga arsimi i lartë dhe të mësuarit gjatë gjithë jetës;
  5. të kontribuojë në mbështetje të prioriteteve strategjike dhe interesave të zhvillimit të vendit;
  6. Të shtojë bashkepunimet me Universitete të tjera jashtë vendit apo me firma e kompani të fuqishme prodhuese ndërkombëtare në fushën e mjekësisë.

Në fushën organizative

Universiteti “Aldent” të zgjerohet edhe me një fakultet tjetër. Pra, në të ardhmen UAL do  të ketë në përbërje 3 fakultete të drejtimit mjekësor. Kjo do të jetë në përputhje me ligjin  në fuqi për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë dhe aktet e tjera nënligjore.

Kjo do të realizohet nëpërmjet një riorganizimi të strukturës  së institucionit. Për këtë arsye gjatë kësaj periudhe do të përgatitet dokumentacioni i nevojshëm  dhe do të dërgohet në MAS për të marrë lejet përkatëse.

Nëse merret leja e riorganizimit dhe hapja e një Fakulteti të ri atëhere do të lind nevoja e hartimit të një statuti te ri.

Me qëllim funksionimin e kësaj strukture të re do të hartohet dokumentacioni përkatës për hapjen e  programeve të reja të studimit. Hapja e programeve të reja ka këto qëllime kryesore:

  1. Plotëson gamën e programeve të studimit të një Universiteti të mirëfilltë mjekësor,
  2. Plotëson nevojat e vendit me disa programe studimi që nuk kanë numrin e duhur të specialisteve në treg.
  3. Rrit numrin e studentëve që studiojnë pranë UAL dhe rrjedhimisht shton të ardhurat e institucionit duke krijuar mundësinë për më shumë investime dhe zhvillim.

 

Në drejtim të infrastrukturës

 

  1. Me zhvillimin e tij në rritje të vazhdueshme UAL ka të nevojshme gjetjen e një trualli të përshtatshëm për ndërtimin e një kampusi të ri me qëllim që të plotësojë këto kërkesa kryesore:
    1. Të ketë sipërfaqen e nevojshme për të ndërtuar godina mësimi, godina strehimi, parkim etj.
    2. Të jetë në një zonë lehtësisht të aksesueshme për studentët dhe stafin.
    3. Të jetë në një zonë që transporti publik të ketë një frekuencë sa më të shpeshtë.
    4. Të jetë zonë e qetë, larg zhurmave dhe zonave industriale e përshtatshme për ndërtime shkollore.
    5. Nëse do ishte në zona rezidenciale ishte një avantazh.
    6. Blerja e këtij trualli duhet të pasohet nga hartimi i një projekti adekuat për ndërtimin e godinave Universitare.(Shtator 2016-Prill 2017)
    7. Këto godina duhet të jenë sa më funksionale me hapësirat e nevojshme për kushte maksimale mësimi.
    8. Gjatë projektimittë tyre duhet pasur parasysh që të reflektohen gjithë ndryshimet e legjislacionit për këtë qëllim (Në Shqipëri ndryshojnë shpesh kushtet dhe kriteret për godinat shkollore prandaj ato duhet te projektohen në kufirin maksimal të rekomanduar aktualisht.)
    9. Kapacitetii tyre të jetë i mjaftueshme për një numër të pritshëm studentësh edhe për vitet në vazhdim, për rreth 1500-2000 studentë.
    10. Të parashikohenhapësira të mjaftueshme për ambiente të hapura sportive të cilat aktualisht nuk janë të mjaftueshme.
    11. Përfundimi indërtimit të tyre të planifikohet afërsisht nëShtator- Tetor 2019 me qëllim fillimin e vitit akademik 2019-2020 në godinat e reja.

 

II-Të shikohet mundësia e shtimit të laboratorëve dhe pajisja e tyre me tëgjitha aparaturat e nevojshme për një konkretizim sa më të mirë praktik të mësimit. Në këtë kuadër të shihet mundësia për më shumë laboratorë informatike për të konkretizuar më mirë këtë lëndë tërëndësishme në kushtet aktuale.

  • Nëse aprovohet hapja e programeve të reja të studimit si Mjekësi e Përgjithshme, Imazheri-Radiologjietj., atëherë duhet të shtohen laboratorët edhe për këto programe studimi,duke përfshire hapjendhe të një klinike diagnostike të mjekësisë sëpërgjithshme.

.

III-Të përsoset sistemi kompjuterik i menaxhimit të studentëve duke shtuar rubrika të reja në modulet ekzistuese apo duke shtuar module të reja si dokumentimi i shkresave hyrëse-dalëse nga institucioni, menaxhimi ekonomik i institucionit duke përfshirë studentët dhe stafin, menaxhimi  iburimeve njerëzore etj.Forcimi dhe rritja e mëtejshme e mbrojtjes së sistemit nga ndërhyrjet e jashtme eshte detyre e perhershme e institucionit.

 

Studentët, edukimi, mësimdhënia.

-Të angazhohet gjithë stafi pedagogjik , ndihmës pedagogjik dhe administrative  për   rritjen e nivelit të mësimdhënies në UAL sidomos në drejtim të shtimit  të metodave interaktive.

-Përmirësimi i vazhdueshëm i leksioneve dhe përditesimi i tyre me të rejat e  shkencës me qëllim që studentët të jenë sa më të lidhur me metodat dhe mënyrat e reja të trajtimit të pacientëve.

-Shtimi i orëve të laboratoreve dhe praktikave mësimore që studentët të jenë sa më të përgatitur për tregun e punës. Në këtë kuadër të rriten bashkëpunimet me institucionet mjekësore publike dhe private sidomos me ato institucione ku studentët tanë kryejnë praktikat mësimore.

-Të shtohen bashkëpunimet firma, kompani prodhuese dhe organizata  të ndryshme brenda dhe jashte vendit të cilat mund të  kontribuojnë në disa drejtime:

  1. Futjen e teknologjive të reja në përdorim dhe trajnimi i stafit e studentëve për këto teknologji
  2. Organizimin e kurseve, workshopeve të ndryshme
  3. Organizimin e leksioneve online
  4. Sigurimin e literaturës shtesë për drejtime të ndryshme mjekësore
  5. Bashkëpunimin për sigurimin e kurrikulave adekuate sidomos për drejtimet e kërkuara më shumë në Europë.
  6. Krijimin e kushteve për rritjen e mobilitetit te stafit dhe studentëve.
  7. Lidhja e marrëveshjeve të bashkëpunimit me qëllim përgatitjen e studentëve tanë për tregun e punës europian sidomos në drejtimet e infermierisë, fizioterapisë, mjekësisë së përgjithshme, laborant dentar
  8. Ndërmjetësimin për të punësuar studentët e UAL jashtë vendit në profesionet mjekësore me të kërkuara.
  9. Shtimi në të ardhmen i ndërveprimit student – pedagog me anë të platformave të ndryshme kompjuterike si webi i UAL, google education, facebook etj.
  10. Përmirësimi i mëtejshëm i rolit të tutorit si një faktor i rëndësishëm në mbarëvajtjen e studentëve.
  11. Shtimi i të dhënave për studentët që menaxhon tutori në sistemin kompjuterik të UAL.
  12. Shtimi i titujve të librave në bibliotekat e Universitetit me botime sa më të reja si dhe shtimi i bibliotekave online

 

   Kërkimi shkencor

Kërkimi shkencor do të jetë një nga drejtimet kryesore të punës së UAL për këtë periudhë. Faktikisht institucioni ynë ka kapacitetet njerëzore dhe monetare që kerkimi shkencor të rritet me një hap cilësor .

Të shtohen shpenzimet në shërbim të kërkimit të cilat do ti shërbejnë:

  1. Shtimit të laboratorëve të rinj të kërkimit
  2. Shtimit të pajisjeve të ndryshme të reja
  3. Shtimit të furnizimeve me material e lëndë që i shërbejnë kërkimit
  4. Sponsorizimi i pjesës së stafit në evente të rëndësishme ndërkombetare
  5. Sponsorizimi i pjesës së stafit në ëorkshope dhe trajnime brenda vendit
  6. Sponsorizimi i fee-ve për botime në revista shkencore të rëndësishme ndërkombëtare
  7. Sponsorizimi i konferencave të organizuara nga stafi dhe studentët e UAL-së apo të organizuara nga institucione të tjera homologe, shoqata të ndryshme etj.
  8. Sponsorizim për botimin e një reviste online nga vetë UAL

 

Personeli:Rezultatet dhe qëllimet e UAL nuk mund të arrihen pa një staf cilësor dhe të përkushtuar në punë.

Drejtuesit e UAL duhet të kenë në qëndër të vëmendjes këto drejtime kryesore:

  1. Të zhvillojnë dhe promovojnë stafin për një zhvillim sa më cilësor personal
  2. Të ndihmojë stafin për të arritur objektivat e veta në kualifikime akademike si marrja e gradave dhe titujve akademik
  3. Të mundësojë rritjen e tyre në karrierë
  4. Të bëhet kujdes me rekrutimin e stafit të ri sidomos në organizimin e konkurseve të pranimit me qëllim realizimin e barazisë në rekrutim nëpërmjet procedurave sa më transparente.
  5. Të sigurojë kushte sa më komode pune si zyra të përshtatshme të pajisura me aparaturat e nevojshme, sistemet e duhura kompjuterike etj.
  6. Të zbatohet ngarkesa mësimore e stafit konform statutit dhe rregulloreve të UAL
  7. Të plotësojë kërkesat e motivuara të tyre në fushën e kërkimit , botimit dhe rritjes akademike profesionale
  8. Të sponsorizojë evente kulturore argëtuese me stafin e UAL.
  9. Të shpërbleje punonjësit me performancë më të mirë në punë.

UAL aktualisht kagjendje tëkonsoliduarfinanciarepor nisur nga shumë faktorë që mund të ndryshojnë në të ardhmen strategjia dotë konsistojë në këto drejtime kryesore.

  1. Tëdiversifikojë burimet financiare e te institucionit duke shtuar sidomos të ardhurat nga shërbimet ndaj tëtretëve, si shërbimet klinike, shërbimetnëlaboratorët e institucionit pjesëmarrja në projekte vendore,rajonale apo tëkomunitetit evropian etj.Te shihet mundësia e përfitimitnga grantet,sponsorizimet apo dhurimet e ndryshme.
  2. Me qëllim që të kemi një rritje tënumrit të studentëve dhe sidomos atyre cilësore do të krijojmëlehtësira ekonomike për vazhdimin e studimeve në UAL të tilla si:
  3. Tarifa të arsyeshme të shkollimit që të jenëkonkurruese me aktorët e tjerë në treg qëofrojnë programe të njëjta studimi.
  4. Tarifa të pa ndryshueshme për të gjitha vitet e shkollimit pavarësisht nivelit të inflacionit.
  5. Sponsorizimi organizimeve të qeverisë studentore si organizimi i konferencave studentore,shkollave verore,eventeve kulturore, sportive etj.
  6. Bursa studimi për studentët e dalluar,për studentët nga shtresa tëmargjinalizuara etj.
  7. Trajtim falastë një pjese të pacientëve në klinikat e UAL me qëllim ndihmën e shtresave në nevojë por edhe sigurimin e një numri të mjaftueshëm të pacientëve për studentët.Me një menaxhim kompetent dhe të kujdesshëm të burimeve të veta financiare UAL ka mundësi që të realizojë strategjinë e mësipërme dhe njëkohësisht të ruajë një gjendje të stabilizuar financiare.