Rregullorja e Studentit


 

DISPOZITA TE PERGJITHSHME

 

NENI 1

EMËRTIMI I ORGANIZMIT

 Emërtimi i organizmit do të jetë “Këshilli Studentor i Universitetit ALDENT (KSUAL).

NENI 2

PËRKUFIZIME

Për qëllime të këtij Statuti:

  1. KSUAL është Këshilli Studentor I Universitetit ALDENT
  2. “ SS” është Senati Studentor;
  3. “KZ” është Komisioni i Zgjedhjeve;
  4. “Senator Studentor” quhet studenti i zgjedhur nga trupa zgjedhore e studentëve për të përfaqësuar degën e një vlti ne KSUAL dhe para organeve vendimmarrëse të Fakultetlt dhe Universitetit;
  5. “Zonë elektorale” është dega e studimit që përfaqësohet në senat me një senator per cdo vit.
  6. Kuorum” quhet prania e 50%+1 e të gjithë anëtarëve të organit përkatës. Për plotësimin e “Kuorum”-it në rastin e mbledhjeve të SS nuk llogaritet numri i senatorëve të viteve të fundit.

 

 NENI 3

QËLLIMI DHE OBJEKTIVAT E “KËSHILLIT STUDENTOR TË UNIVERSITETIT ALDENT”

 

Këshilli Studentor i Universitetit “ALDENT”  ka si qëllim të tij që:

 

-Të trajtojë shqetësimet e studentëve dhe të veprojë për zgjidhjen e tyre;

-Të kontribuojë në rritjen e aftësive organizuese dhe administruese të grupeve më aktive

të studentëve;

-Të krijojë struktura që shërbejnë për informimin e studentëve dhe të kujdeset për

mbarëvajtjen e tyre;

-Të bashkëpunojë me organet drejtuese të Universitetit me synim përmirësimin e nivelit

mësimor e kërkimor-shkencor;

-Të krijojë e përforcojë lidhjet midis studentëve të Universitetit dhe studentëve të universiteteve të tjera në Shqipëri dhe nëpër botë;

-Të ndërmarrë veprime që do të ndihmojnë në përmirësimin e gjendjes së studentëve;

-Të krijojë struktura ndihmëse në zhvillimin e aktiviteteve jashtëshkollore për studentët;

-Të ofrojë shërbime lehtësuese për studentët;

-Të zhvillojë niveliri kulturor dhe arsimor të studentëve;

-Të kryejë aktivitete që synojnë argëtimin në format e tij më të larmishme.

 

NENI 4

ZYRA e “KËSHILLIT STUDENTOR TË UNIVERSITETIT ALDENT

Zyra e (KSUAL) ndodhet   në katin e pare te godines qendrore te Universitetit. Zyra dhe pajisjet që ndodhen në të administrohen nga kryetari. Zyra mund të përdoret edhe nga persona të tjerë, autorizimi i të cilëve bëhet nga kryetari. Çdo person i autorizuar për të përdorur zyrën e (KSUAL) dhe pajisjet që ndodhen në të mban përgjegjësi individuale për dëmtimet matenale që mund të shkaktojë.

 

NENI 5

PAVARËSIA POLITIKE

“Këshilli Studentor i Universitetit ALDENT” është një organizëm jo politik, të cilit i ndalohet çdo lloj bashkëpunimi me parti politike dhe organizata politike. Të gjithë senatorëve, sekretarit të pergjithshem, përgjegjesave te departamenteve, anëtarëve të Komisionit të Zgjedhjeve, anëtarëve të komisioneve që ngrihen nga SS dhe anëtarëve të grupeve të punës që ngrihen nga strukturat e (KSUAL) u ndalohet prononcimt politik publik, në emër të Këshillit Studentor të Universitetit ALDENT apo strukturave të tij.

 

 

NENI 6

          TË DREJTAT DHE DETYRAT E STUDENTËVE NE MARREDHENIE ME KSUAL

Çdo student, pasi ka depozituar kërkesën me shkrim te senatori i klasës dhe ky i fundit (senatori) pranë Pedagogut kujdestar dhe ka marrë autorizim nga Pergjegjesi  I Departamentit për të futur në rend dite një çështje të caktuar, ka të drejtë të shfaqë mendimet e tij, të diskutojë në mbledhjet e SS, të kërkojë llogari për manaxhimin e fondeve, etj.

-Çdo student ka të drejtë të informohet mbi veprimtarinë e KSUAL

-Gjithashtu çdo student ka për detyrë që në marrdheniet me KSUAL të zbatojë me rigorozitet statutin e KSUAL.

 

NENI 7

SENATI STUDENTOR – SS

SS është organi kolegjial, vendimmarrës, më i iartë i KSUAL.

Anëtarët e SS quhen senatorë dhe zgjidhen çdo 2 vjet nga komuniteti studentor i Fakulteteve të Universitetit ALDENT. SS mblidhet një herë në dy javë.

Mbledhjet e SS janë të vlefshme kur në to janë njoftuar publkisht të gjithë senatorët, pavaresisht nga numri i pjesmarresve ne mbledhje. Mbledhjet e SS drejtohen nga kryetari i KSUAL.

Përveç rasteve që statuti parashikon ndryshe, vendimet e SS merren me shumicën e thjeshtë te votave të senatorëve të pranishëm në mbledhje. Në rast se votat janë të barabarta vota e kryetarit të KS (UGJ) konsiderohet vendimtare në marrjen e vendimeve. Vendimet e SS merren vetem kur ne mbledhje ka kuorum.

Vendimi për shkarkimin e kryetarit merret me votim te fshehtë, me 3/5 e votave të të gjithë senatorëve.

Vendimet e SS hyjnë në fuqi menjëherë pasi firmosen dhe vulosen nga kryetari.

SS ka këto kompetenca:

1-Zgjedh       ose       shkarkon       kryetarin       me       votim       të       fshehtë;

2-Shkarkon senatorin me votim të fshehtë;

3-Mandaton kryetarin;

4-Krijon komisione të përhershme ose të përkohshme për çështje të ndryshme dhe përcakton mënyrën e funksionimlt të tyre.

5-Vendos për krijimin e marrdhënieve me klubet studentore me synim bashkëpunimin dhe

ndihmën e ndërsjelltë.

6-Shpall daten e fillimit te fushates elektorale brenda afatit të percaktuar në statut;

7-Shpall daten e zgjedhjeve te pergjithshme brenda afatit të percaktuar në statut;

8-Merr në shqyrtim dhe vendos për propozimet që bëhen nga organizma dhe organizata të rtdryshme me qëllim bashkëpunimi e ndihme të ndërsjelltë; 16-Miraton rregulloren e brendshme të funksionimit të KSUAL

9-Diskuton çdo gjë të jashtëzakonshme që vihet në rendin e ditës të mbledhjes dhe
merr vendime rreth saj.

 

NENI 8

KRYETARI I KSUAL

Kryetari duhet te jete senator i KSUAL

Kryetari ka mandat  dy vjeçar dhe ushtron kompetencat e tij deri në zgjedhjen dhe mandatimin e kryetarit të ri.

Kryetari zgjidhet nga SS nje here ne vit dhe ka keto kompetenca:

  1. Drejton veprimtarinë e KSUAL në bazë të statutit;
  2. Hyn në marrdhënie me organizma, organizata apo institucione të tjerA pas vendimit të marrë nga Senati Studentor.

 

  1. Përgatit, thërret dhe drejton mbledhjen e
  2. Përcakton rendin e ditës së mbledhjes së
  3. Përgatit, thërret dhe drejton mbledhje të jashtëzakonshme të
  4. Kujdeset për interesat e KSUAL, i mbron ato si dhe përfaqëson atë në marrdhënie me të tretët.
  5. Delegon tërësisht ose pjesërisht kompetencat e tij tek zv/kryetari.

 

  1. Firmos dhe vulos për hyrjen në fuqi të vendimeve të
  2. Përgatit projekt programin vjetor të aktiviteteve dhe e paraqet për miratim tek Senati Studentor;
  3. Merr në shqyrtim propozimet që bëhen nga institucione dhe organizata të ndryshme me qëllim bashkëpunimi e ndihme të ndërsjelltë dhe i paraqet ato para
  4. Koordinon dhe zbaton vendimet e marra prej

15.Autorizon persona të ndryshëm të marrin pjesë në mbledhjen e SS me të drejtën e fjalës ose jo, duke i futur ose jo në rendin e ditës.

 

NENI 9

ZV/KRYETARI I KSUAL

  • KSUAL ka nje zv/kryetar.
  • Zv/kryetari i KSUAL zgjidhet nga SS.
  • Zv/kryetari i KSUAL ka mandat një vjeçar dhe ushtron kompetencat e tij deri në zgjedhjen dhe mandatimin e zv/kryetarit të ri.

Kompetencat e zv/kryetarit janë:

  1. Merr pjesërisht ose tërësisht kompetencat e kryetarit me deklarim të
    shkruar të këtij të fundit.
  2. Në rastet kur kryetari humbet mandatin si senator, shkarkohet ose jep
    dorëheqjen zv/kryetari
  3. Në rast mungese të kryetarit drejton mbledhjen e SS.

 

NENI  10

MANDATIMI

Mandatimi i senatorit kryhet nga Komisioni i Zgjedhjeve.

Mandatimi i kryetarit të KSUAL kryhet nga Senati Studentor.

NENI  11

KOMISIONI I ZGJEDHJEVE

Komisioni i Zgjedhjeve krijohet me zgjedhje nga Senati Studentor të paktën një muaj para shpalljes së datës së fiilimit të fushatës elektorale.

Mandatimi i KZ bëhet nga SS dhe zgjat deri 1 muaj pas përfundimit të gjithë procesit të zgjedhjeve të përgjithshme dhe të brendshme të KSUAL

Anëtarët e KZ janë kryetari i komisionit dhe katër studentë të Universitetit, dy nga seciti Fakultet.

Anëtarët e KZ propozohen nga sekretari i përgjithshëm.

Katër anëtarët e KZ votohen një nga një prej Senatit Studentor.

Anëtari i KZ që është edhe kryetar i KZ zgjidhet si i tillë nga SS.

Kryetari i KZ drejton mbledhjen e senatit në të cilën zgjidhet kryetari I ri t KSUAL

Anëtarët e KZ duhet të jenë studentë të Universitetit të cilët nuk janë senatorë dhe nuk kandtdojnë për t’u bërë senatorë.

Mbledhjet e KZ janë të vlefshme kur në to janë ftuar të pestë anëtarët dhe marrin pjesë në to jo më pak se tre anëtarë (kryetari + dy anëtarë).

Mbledhjet e KZ thirren dhe drejtohen nga kryetari i KZ.

Vendimet e KZ merren me shumicë votash. Në rast se votat janë të barabarta vota e kryetarit të KZ konsiderohet vendimtare në marrjen e vendimeve.

KZ ka keto kompetenca:

  1. Organizon zgjedhjet e pjesëshme, të përgjithshme dhe të brendshme për
    KSUAL.
  2. Numeron votat dhe shpall fituesit.
  3. Shqyrton ankesat e palëve të ndryshme dhe kur e shikon të arsyeshme, jo
    më vonë se 48 orë, merr vendim per persëritjen e procesit zgjedhor në
    mënyrë të pjesshme ose tërësore.
  4. Mandaton kandidatët për senator që kanë fituar zgjedhjet, jo më vonë se
    një javë nga dlta e përfundimit të zgjedhjeve.

 

NENI 12

MENYRAT E VOTIMIT

Mënyrat e votimlt në KSUAL janë:

  1. Votim i hapur;
  2. Votim i fshehtë.

Votimi i hapur bëhet duke ngritur dorën.

Votimt i fshehtë bëhet në rastet kur thuhet shprehimlsht në statut dhe kur kërkohet nga jo më pak se 1/3 e pjesëmarrësve në votim.

NENI 13

ZGJEDHJET

Zgjedhjet e përgjithshme për riformimin e Senatit Studentor bëhen njëher në dy vjet, zgjedhjet duhet të zhvillohen në fillim te vitit akademik

Zgjedhjet e përgjithshme duhet të fillojnë jo më vonë se java e tretë e muajit

përkatës.

Zgjedhjet e përgjitheshme duhet të përfundojnë jo më vonë se java e katert e muajit përkatës.

Votimi në zonat elektorale bëhet i fshehtë, me kuti votimi transparente.

Zgjedhja e studentëve bazohet në të drejtën e çdo studenti për të zgjedhur dhe

për t’u zgjedhur.

Data e fii!lmit të fushatës elektorale shpaliet nga SS jo më vonë se java e dytë e muajit përkatës.

Fushata elektorale vazhdon deri në përfundim të zgjedhjeve.

Rektorl apo dekanët rnarrln masat për të vënë në dispozicion strukturat dhe personat, për ndihmese në organizimin teknlk të zgjedhjeve për këshillin studentor.

Njoftimi për datën e zgjedhjeve bëhet publik në mjediset e fakulteteve dhe universitetit.

Kancelari i Universitetit duhet të marrë masat dhe sigurojë bazen materiale për zhvii!lmin e procesit të votimlt.

Zgjedhjet zhvillohen në bazë të parlmeve demokratike, të garantimit të së drejtës së votës së lirë dhe të fshehtë, të një procesi transparent, duke u bazuar në përdorimin e një liste votuesish, kuti votimi transparente, përdorimit të fletëve të votimit të vulosura, të numërimit të fletëve të votimlt dhe të shpalljes së rezultateve në prezencë të votuesve.

Votimi kryhet i fshehtë, me fletë votimi standarte, në kushtet e një procesi të përpiktë.

Kandidatët kanë të drejtë të paraqesin idetë, opinlonet dhe qëndrimet e tyre përballë komunitetlt studentor nëpërmjet përdorimit të mjediseve të fakulteteve jashtë kohës së përdorimit akademik sl dhe mediat e shkruara dhe elektronike. Për këtë arsye ata inkurajohen të organizojnë edhe forume të përbashkëta me kandidatët për të shprehur oponionin e tyre përballë komunitetit studentor.

 

“Çdo student ka të drejtën e votës për të zgjedhur senatorët studentore (1 student përfaqësues për 1 degë të çdo viti) të këshillit studentor te Universitetit.

Çdo student pajiset me një fletë votimi standarte për degën e tij dhe në të shënon vetëm përkrah emrit të një kandidati, për çdo vit.

Çdo student ka të drejtë të kandidojë për t’u zgjedhur senator studentor (përfaqësues i degës së vitit të tij) në këshillin studentor të universitetit.

Regjistrimi i studentëve kandidatë bëhet pranë sekretarive mësimore të fakulteteve deri në 48 orë para fillimit të procesit zgjedhor.

Lista përfundimtare e studentëve që kandidojnë afishohet në mjediset publike të fakulteteve dhe universitetit.

Studentët kandidatë kanë të drejtë të shfrytëzojnë mjediset e fakulteteve për reatizimin e fushatave të tyre elektorale.

Fletët e votimit duhet të jenë, me ngjyra të ndryshme për çdo degë dhe përmbajnë emrat e të gjithë studentëve kandidatë, të së njëjtës degë.

Bazuar në regjistrat e grupeve mësimore, përgatiten listat e votuesve, në të cilat përfshihen të gjithë studentët e fakulteteve.

Procesi i votlmit në fakultet organizohet brenda një dite, i përqëndruar në një mjedis publik të fakultetit dhe me një kuti votimi të vetme,

KZ duhet të ndjeke mënyrën korrekte të hedhjes së fletëvotimeve në kutinë e votimit dhe duhet të numërojnë votat e mbledhura (duke i verlfikuar që të jenë të barabarta me ato të dhëna) sapo të mbarojë procesi i votimit.

Çdo student duhet të vendosë firmën në listën e votuesve kundrejt marrjes në dispozicion të fletë votimit.

Procesi i votimit nis në orën e percaktuar nga KZ dhe përfundon kur nuk ka më studentë që duan të votojnë. Në çdo rast procesi i votimit nuk mund të mbyllet para orës se percaktuar nga KZ. Menjëherë pas mbylljes së procesit të votimit numërohen votat në mënyrë të hapur. Kandidatët e vitit të degës përkatëse që kanë marrë shumicën e thjeshtë të votave shpallen senatorë studentore (përfaqësues të degës së vitit të tyre). Gjithkush ka të drejtë të vëzhgojë procesin e numërimit të votave.

Rezultati i zgjedhjeve shpallet publikisht në mjediset e fakulteteve menjëherë pasi janë numëruar fletët e votimit dhe është nënshkruar procesverbali nga anetaret e KZ. Procesverbali depozitohet në sekretaritë e fakulteteve, ndërsa secili nga personat firmosës ka të drejtë të marrë nga një kopje të procesverbalit.

Kryetari i KZ, brenda 1 jave nga dita e zgjedhjeve për senatorët studentore, mbledh senatorët studentore të zgjedhur, të cilët me shumicë të thjeshtë votash zgjedhin mes tyre kryetarin e këshillit studentor të fakultetit dhe më pas kryetarln e KSUAL.

Menjëherë pas zgjedhjes së kryetarëve të fakulteteve dhe kryetarit të KSUAL, kryetari i KZ nënshkruan procesverbalin e zgjedhjeve, i cili depozitohet pranë sekretarive mësimore të fakulteteve.

Kryetari i këshillit studentor të fakultetit drejton në vazhdim mbledhjet e senatit studentor.

Këshilli studentor i universitetit zgjedh përfaqësuesit e studentëve në këshillin e administrimit të universitetit, në përputhje me statutet e shkollave të larta dhe rregulloret

përkatëse.

Kryetarët e këshillit studentor të së njëjtës shkollë të lartë universitare zgjedhin midis tyre kryetarin e këshillit Studentore të universitetit dhe përfaqësuesit e studentëve në senatin e universitetit, sipas stauteve të shkollave të larta dhe rregulloreve përkatëse.

Dekanati i fakultetit vë në dispozicion mjediset e fakultetit gjatë gjithë pertudhës së zgjedhjeve, në fuksion të zhvillimit të fushatës zgjedhore nga studentët kandidatë, e cila mund të përmbajë elementë të tillë si postera, takime në sallat e fakultetit, etj.

Procesi zgjedhor eshte i hapur dhe mund të monitorohet në çdo pjesë të tij.

NENI 14

KANDIDIMI PER KRYETAR

Të drejtën e kandidimit për kryetar e ka çdo senator i KSUAL

 

NENI 15

PROPOZIMI PER SEKRETAR I PERGJ1THSHEM

Të drejtën për t’u propozuar si sekretar i pergjithshem nga ana e kryetarit e ka ç’do student i universitetit

 

NENI 16

SHKARKIMII KRYETARIT

Propozimi për shkarkimin e kryetarit mund të bëhet nga:

1/3 e të gjithë studentëve të universitetit

1/3 e të gjithë senatorëve,* Kryetari mund të shkarkohet vetëm me vendimin e 3/5 të të gjithë senatorëve të

KSUAL

Vendimi për shkarkimin e kryetarit merret pasi është kryer votimi i fshehtë nga

senatorët.

NENI 17

SHKARKIMI I ZV/KRYETARIT

Propozimi për shkarkimin e zv/kryetarit mund të bëhet nga: 1/3 e të gjithë senatorëve; « –       Kryetari.Zv/kryetari mund të shkarkohet vetëm me vendimin e 3/5 të të gjithë senatorëve.   Vendimi për shkarkimin e zv.kryetarit merret pasi është kryer votimi i fshehtë nga senatorët.

NENI 18

SHKARKIMI I SEKRETARIT TE PERGJITHSHEM

Propozimi për shkarkimin e sekretarit të pergjithshem mund të bëhet nga: 1/3 e të gjithë senatorëve; Kryetari.

Sekretari i Pergjithshem mund të shkarkohet vetëm me vendimin e 3/5 të të gjithë

senatorëve.

Vendimi për shkarkimirt e Sekretarit të Përgjithshëm merret pasi është kryer votimi i fshehtë nga senatorët.

NENI 19

SHKARKIMI I SENATORIT

Propozimin për shkarkimin e senatorit mund të bëhet nga: 1/5 e studentëve të zonës së tij elektorale; 1/3 e të gjtthë senatorëve; Kryetari.

Senatori mund të shkarkohet vetëm me vendimin e 3/5 të të gjithë senatorëve studentore. Vendimi për shkarkimin e senatorit merret pasi është kryer votimi i fshehtë nga senatorët studentore.

NENI 20

HUMBJA E MANDATIT

Senatori e humbet mandatin kur:

-Kryen me shumë se pesë mungesa te pajustifikuara ne mbtedhjet e SS.

-Shkarkohet;

-Jep dorëheqjen;

-Merr tre vërejtje nga kryetari për shkelje të etikës gjatë mbledhjeve të SS ose për veprimtari në kundërshtim me statutin dhe interesat e KSUAL.

Sekretari i përgjithshëm e humbet mandatin kur:

-Nuk zbaton vendimet e SS dhe/ose kryetarit.

-Shkarkohet;

-Jep dorëheqjen.

 

NENI 21

MËNYRA E NDRYSHIMIT TË STATUTIT

Propozimi për ndryshimin e statutit mund të bëhet nga:

Senati Studentor i Universitetit me kërkesën e 1/3 së antarëve të tij 1/3 e të gjithë studentëve të Universitetit Ndryshimi i statutit behet vetem me votat e 3/5 te te gjithë senatorëve të KSUAL Pas miratimit të ndryshimeve në statut ai dergohet per miratim tek Rektori i UAL.