Biblioteka


  Biblioteka e Universitetit Mjekësor Aldent (UAL), e ngritur falë përkushtimit të drejtuesve të tij, ndodhet në kampusin e këtij Universiteti në Kashar. Ka një sipërfaqe rreth 250 m2 dhe një numër të konsiderueshëm poste pune në shërbim të stafit akademik dhe të stundetëve të universitetit. Ka gjithashtu edhe një infrastrukturë moderne dhe kushte shumë të mira pune. Në bibliotekë ndodhen rreth 7000 vëllime librash e revistash. Librat janë kryesisht të fushës së mjeksisë, por edhe të fushave të tjera si: enciklopedi, fjalorë, filozofi, psikologji, shkenca shoqërore, historike dhe ekonomike, shkenca të natyrës (matematikë, fizikë, kimi, biologji etj., kryesisht tekste për studentët e mjekësisë), shkenca teknike, teknologji informacioni, letërsi etj. Revistat, botime kryesisht të pas viteve 2000, janë tërësisht mjekësore dhe trajtojnë probleme të ndryshme të kësaj fushe si ato të shëndetit publik, farmakologjisë, kardiologjisë, onkologjisë, neurologjisë, gjinekologjisë, pediatrisë, gastroenterologjisë, stomatologjisë, terapive të ndryshme me anë të dietave mjekësore, psikanalizës, ushtrimeve fizike, sugjestionit etj. Në bibliotekën e UEAL-it gjendet edhe një fond prej 2500 librash të rinj të huazuar, pjesa më e madhe të fushës së mjekësisë, për t’u përdorur nga lexuesit e universitetit. Në sallën e bibliotekës ndodhen edhe katër kompjutera në dispozicion të stafit akademik dhe studentëve për të marrë informacionin që dëshirojnë online. Materialet (libra e revista) po punohen sipas standardeve ndërkombëtare të përpunimit bibliotekar si: ISBD (International Standard of Bibliographic Description, ACR2 (Amerikan Cataloging Rules 2), KDU (Klasifikimi Decimal Universal) dhe tezauri ose tabela e emërtimeve lëndore.

Librat dhe revistat janë të vendosura në rafte sipas degëve të shkencës dhe tre gërmave të para të mbiemrit të autorit apo titullit të veprave kur ato s’kanë autor. Biblioteka është e automatizuar.

Materialet regjistrohen në një program që operon në intranet, por që mund të kalohet edhe në internet, duke bërë të mundur shkëmbimin e informacionit edhe me biblioteka të tjera të vendit e jashtë tij.

Meqënëse katalogimi bëhet sipas rregullave ndërkombëtare, konvertimi i të dhënave bibliografike në të ardhmen në një program më të avancuar është plotësisht i mundur. Nga kompjuterat e lidhura në rrjet në godinën në Kashar apo te Selvia stafi dhe studentët e UEAL mund të shfrytëzojnë katalogun online OPAC (Online Public Access Catalog) për të marrë informacion rreth fondeve të bibliotekës. Kërkimi i materialit mund të bëhet me titull, autor, fjalë kyce etj.

Politika e universitetit është pasurimi i mëtejshëm i bibliotekës me blerje apo donacione të ndryshme.

  Biblioteka online “Hinari”

Universiteti “Aldent” ka ne dispozicion te studenteve dhe stafit akademik biblioteken online Hinari. Kjo biblioteke mundeson leximin e artikujve nga revistat me prestigjoze biomjekesore si dhe te fushave te ngjashme. Hinari u krijua ne Janar 2002 me rreth 1500 revista nga 6 publikues kryesor si : Blackwell, Elsevier Science, the Harcourt Worldwide STM Group, Wolters Kluwer International Health & Science, Springer Verlag and John Wiley. Qe prej kesaj kohe numri i burimeve informative shkencore eshte rritur ndjesjem . Sot numerohen me shume se 150 partner publikues, te cilet ofrojne me shume se 15.000 burime informative per Hinari-n.

Per te hyre ne biblioteken Hinari mund te klikohet ne : http://www.who.int/hinari/en/