Alumni


Alumni Aldent është një iniciativë e Universitetit Aldent e cila konsiston në organizimin e të gjithë studentëve të cilët janë diplomuar gjatë këtyre viteve në Universitetin Aldent dhe e studentëve të cilët priten të diplomohen në të ardhmen.

Qëllimi kryesor I këtij organizimi është të mbajë lidhje të vazhdueshme me ish studentët e tij, të bashkojë dhe të promovojë gjatë gjithë kohës studentët e dale nga auditoret e Universitetit Aldent, si dhe të nxisë pjesmarrjen e tyre në konferenca, aktivitete, trajnime e seminare të ndryshme tëprofilev përkatëse për të cilët ato janë diplomuar. Gjithashtu synohet që nëpërmjet këtij grupimi të gjithë të diplomuarit e Universitetit Aldent të mbështesin njëri tjetrin dhe të shkëmbejnë informacione midis tyre përmes takimeve periodike që organizon Universiteti Aldent në kuadër të Alumni Aldent dhe forumeve online.

Universiteti I ndihmon ish studentët e tij përmes afrimit të mundësive të tilla si internship në kompani të ndryshme, nëpërmjet referencave për studime pas universitare, për punësim, për angazhim  të tyre në projektet e Universitetit Aldent vecanërisht në projekte dhe studime të organizuara nga Qëndra Kërkimore Shkencore, përmes publikimit të punimeve në revista të ndryshme shkencore si dhe mundësive të punësimit në sektorin privat dhe atë publik.

Nga ana tjetër Alumnit japin kontributin e tzre përmes informacionit që ata japin në raport me punësimin e tyre dhe ndihmesën për studentët aktualë në raport me informacione të ndryshme mbi studimet e tyre si dhe kontakte te ndryshme që mund të vendosen midis ish studentëve dhe studentëve aktualë.

Shkolladhezyra Alumni I kushton një vëmendje të posacme ruajtjes së të gjithë të dhënave të ish-studentëve të diplomuar nëpërmjet krijimit të një database të emërtuar “Alumni Aldent database” në të cilën evidentohen për cdo të diplomuar statusi i tij pas diplomimit i punësuar ose ose jo  avancimet e tij në kualifikimet ë mëtejshme akademike posacërisht për këtë grupim si dhe ndihmës së ofruar për ta për avancimin e tyre në tregun e punës apo karrierën e tyre në fushën kërkimo edhe akademike.

 

Procedurat / Politika e orientimit të studentëve ntë Universitetit Aldent

  1. Informim i studentëve gjate viteve te studimit mbi profesionet e tyre, punësimit të tyre ne raport me profesion e zgjedhur dhe njohjen me tregun e punës.

Informacion mbi profesionin: sigurohet nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme që universiteti organizon për studentët (vizita në klinikat, laboratorët e UAL, në spitale dhe klinika shtetërore dhe private, video rreth profesioneve).

Përshkrimi i profesioneve përfshin informacion, mbi natyrën e punës, cilat janë detyrat kryesore (të stomatologut, farmacistit, infermierit, fizioterapistit, laborantit dentar), çfarë karakteristikash të tjera janë të nevojshme për këtë profesion etj.

Në raport me studentët e universitetit Aldent ky është një aktivitet i cili zhvillohet çdo vit në muajin prill dhe maj ku studentët e vitittë parë njihen më nga afër me natyrën e profesionit të tyre, përmes praktikës së cilës ato kanë mundësi të zhvillojnë në qendrat shëndetësore me të cilat Universiteti Aldent ka nënshkruar marrëveshje apo klinikës universitare. Kjo eksperiencë vazhdon edhe përgjatë viteve universitare në vijim.

  1. Informim i studenteve në prag diplomimi mbi punësimin e tyre dhe njohja me tregun e punës:

Ditët e informimit është një ndër aktivitet e organizuara nga Universiteti në kuadër të informimit të studentëve në raport me punësimin e tyre. Ky aktivitet realizohet përmes zhvillimit të “Tavolinës së Rrumbullakët” me pjesëmarrjen e punëdhënës/vetë ndryshëm dhe studentëve kryesisht të viteve të fundit.

Qëllimi kryesor e këtij takimi është informimi i studentëve mbi vendet vakante, vendosja e kontakteve me punëdhënësit e kompanive të ndryshme dhe të parit e mundësive të ndryshme të punësimit për studentët e Universiteti Aldent.

 

  1. Ditët e Informimit përfshijnë edhe aktivitete të tjera si realizimin e takimeve midis kompanive te ndryshme të punësimit jo vetëm brendavendit, por edhe jashtë. Përmendim takimin e studentëve të degës së fizioterapisë dhe infermierisë me Kompaninë Derca , agjenciprofesionale e rekrutimi në Shqipëri me zyrën qendrore në Dubai e cila ofron shërbime profesionale të burimeve njerëzore. Informimi i studentëve në raport me vendet vakante për profesionet e tyre jashtë vendit, si në Evropë, SHBA dhe në Lindjen e Mesme.
  2. Programi Work and Travel një mundësi tjetër që i ofrohetstudentëve të Universitetit Aldent, për punësimin e tyre në SHBA gjatë sezonit të verës, si një mundësipër përvetësimin sa më mirë të gjuhës angleze,njohjen me kuturën vendase dhe procese të ndryshme të punës në të cilën ato përfshihen.
  3. Panairi Work and Study, informim i studentëve mbi mundësi të ndryshme të punësimit që ofrohen nga kompani të ndryshme si dhe mbi bursa studimi për studime pasuniversitare në universitete jashtë vendit.
  4. Informimi mbi vende të ndryshme vakante i cilishpërndahet përmes publikimeve në ambientet e universitetit Aldent,në formë elektronike në web-in ual.edu.ale Universitetit Aldent ose në faqen e Universitetit Aldent në facebook, Universiteti Aldent Faqja Zyrtare.
  5. Workshopi realizuar në ambientet e Universitetit Aldent mbi çështje se si të shkruajmë njëCV, si të shkruajmë një letër motivimi, si të përgatitemi për një intervistë te suksesshme punetë drejtuar nga lektorë të jashtëm te cilët universiteti fton herë pas here.
  6. Përfshirja e lëndës Arti i Komunikimit në disa kurrikulën e disa programeve të studimit me qëllim përmirësimin e komunikimit mjek-pacient dhe profesionistët midis tyre.