Kriteret e Studimit ne UAL


Në mbledhjen e Senatit Akademik datë 30.12.2016 u miratuan kriteret e pranimit të studentëve për programet e studimit të Universitetit “Aldent” për vitin akademik 2017-2018.

 

Kriteret e pranimit të studentëve për programet të studimit të ciklit të parë si dhe të programeve të integruara të ciklit të dytë për vitin akademik 2017-2018 në Universitetin “Aldent”, të jenë si më poshtë:

1- Nota mesatare e pranimit do t’i referohet Vendimit të Këshillit të Ministrave përkatës në fuqi. (Nota mesatare 6.00);

2-Në përllogaritjen e pikëve përqindja e notës mesatare të shkollës së mesme për  të gjitha vitet, përfshirë edhe provimet e Maturës Shtetërore të jetë në masën 60 % , ndërsa përqindja e notës mesatare të gruplëndëve (për të gjitha vitet ku shtrihen lëndët), të përzgjedhura nga fakultetet për çdo program studimi, të jetë në masën 40% (sipas tabelës bashkëngjitur).

 

Programet e Studimit Mesatare e shkollës së Mesme Përqindja e gruplëndëve  Lëndët Përqindja
Programe të integruara “Stomatologji”        
“Master i Shkencave “  “Farmaci”     Kimi 10%
  “Teknika Laboratorike Dentare” 60% 40% Biologji 10%
Cikli i parë i studimeve “Fizioterapi”     Gjuhë e huaj e parë 10%
“Bachelor” “Infermieri e Përgjithshme”     Tik 5%
  “Teknikë Laboratori Mjekësor”     Qytetari 5%