Trajnime Multidisiplinare Mjekesore


aaa

Organizata BRAINSTORM ne bashkepunim me Keshillin Studentor te Universitetit te Mjekesise Tirane(KSUMT), Universitetin e Mjekesise, Tirane(UMT) dhe Universitetin Aldent organizon per te 1 vit aktivitetin “TRAJNIME MULTIDISIPLINARE MJEKESORE” ne dt 22-24 Korrik ne Struge,Oher Maqedoni.

Ky aktivitet mjaft i vecante do te perfshije 8 trajnime mjekesore te mirefillta nga profesore te nderuar te Universitetit te Mjekesise Tirane dhe do te zgjase 3 dite.

Temat qe do trajtohen jane si me poshte :

Stomatologji
1.Menaxhimi i urgjencave stomatologjike

Fizioterapi
1.Roli i fizioterapise ne trajtimin e spondilartrozave
2.Traksioni cervikal manual
3.Elektroterapia klinike,perdorimi i aparaturave
4.Terapia manuale
5.Terapia ushtrimore dhe aktiviteti fizik rehabilitues.

Hematologji dhe Mjekesi Interne
1.Raste klinike hematologjike
2.Raste klinike nga Mjekesia InterneInfuzionet IV llojet dhe teknikat.

Urgjenca+Kardiologji

1.Emergjencat e traumave dhe zgjidhja e tyre.
2.CPR,matja e presionit të gjakut
3.Eletrofiziologjia kardiake,interpretimi i EKG

Pneumologji

1.Raste me diagnoza të qarta pulmonare, i kuptuari i RTG

Farmaci
1.Përgatitje e tretësirave galenike

Te gjitha temat e mesiperme do te trajtohen ne trajten e workshop-eve dhe diskutimeve interaktive mes lektoreve dhe studenteve pjesmarres.Do te krijohen 6 tavolina te rrumbullakta ku ne qender te gjithseciles do te jete 1 lektor i cili do te shpjegoje praktikisht temat e mesiperme dhe jo vetem, me qellim pervetesimin sa me mire prej studenteve. Me pas ne fund te cdo workshop studentet do te kene mundesi te levizin nga njera tavoline ne tjetren me qellim trajnimin e tyre ne te 6 fushat e perzgjedhura.

Ne kete aktivitet nuk do te mungojne argetimet, eventet sociale, bisedat tematike mes studenteve dhe momentet festive.

Gjate aktivitetit eshte planifikuar nje kohe e vecante per eksplorimin e qytetit te Ohrit dhe vizita ne Tushemisht,Pogradec dhe Shen Naum.

Po ashtu gjate kohes se lire studentet do te mund te shfrytezojne ambjentet e larmishme te resortit si kalceto, banjo turke, sauna, palester, lojra ping pong, bilardo etj.
Hoteli ofron gjithashtu mundesine per plazh.

Ne fund te aktivitetit do te shperndahen dhe certifikatat e pjesmarrjes.
Kostoja eshte 85 euro dhe brenda saj perfshihet:
-Transporti
-Akomodimi ne resort me 4 yje gjate 3 diteve.
– 3 vaktet ditore te ushqimit
-Asetet e konferences
-Salla e Konferences
-Taksat lokale
-Aksesi ne vendet qe do te vizitohen
-Shpenzimet e shfrytezimit te mjediseve te vecanta te hotelit

Numri i personave qe do te perzgjidhen eshte i limituar ndaj aplikantet duhet te dorezojne Cv dhe 1 leter motivimi.

Per regjistrime APLIKONI:

https://form.jotformeu.com/61585654183362

Afati i fundit i regjistrimit 8 korrik 2016!
Per info kontaktoni ne 069 29 32 910.

Ju mirepresim!
Informazioni su Brainstorm Organization

Brainstorm Organization
Non-Governmental Organization (NGO) · Tirana
Education – Health – Science